Horoskopi për datën 25 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 25 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 25 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

Dashi
Vetëbesimi tërheq shumë vëmendje romantike. Pa marrë parasysh se sa jeni të frikësuar nga ndonjë person tërheqës, ju prapë nuk mbeteni prapa. Inidiferenca juaj e trilluar lë përshtypje të madhe. Objekti i dashurisë suaj nuk vërehet shumë. Duke vepruar si “peshk i madh” ju lini përshtypje të jashtëzakonshme. Është koha e duhur të nënshkruani ndonjë kontratë për biznes ose të shkoni në ndonjë intervistë për punë. Sigurohuni që të merrni me vete më shumë para se zakonisht.
 
Demi
Një informatë sekrete do t’ju bjerë në duar duke ju bërë të fitoni avantazh. Nëse dëgjoni për ndonjë vend të ri pune, mbajeni këtë informatë vetëm për vete. Në këtë mënyrë, ju do t’i mbani më larg konkurrentët. Do të keni më shumë kohë të lirë dhe përkujdesuni që ta shfrytëzoni duke u marrë me aktivitete që ju pëlqejnë. Lexoni, shkruani ose bëni gjëra që ju kthejnë buzëqeshjen. Përgatitu të mposhtni një sfidë të madhe.
 
Binjakët
Rrethi juaj shoqëror është zgjeruar në mënyra interesante. Duke bërë miq të rinj ju dëshmoni se veprat që keni bërë janë mirëpritur nga të tjerët. Njëri nga personat që keni në grup do të krijojë një ndjenjë të fortë për ju. Ju nuk do të jeni të sigurt nëse ndiheni në të njëjtën mënyrë. Mos i beni vetes presion për të marrë një vendim. Në vend të kësaj, shfrytëzojeni mundësinë për t’u njohur me njëri-tjetrin. Ju të dy mund të kombinoheni në disa pika por kjo nuk nënkupton se domosdo duhet të filloni një lidhje romantike.
 
Gaforrja
Do të ndodheni në qendër të vëmendjes dhe kjo do t’i japë nxitje të mjaftueshme egos tuaj. Është mirë të jeni të adhuruar, sidomos nga një person i fuqishëm. Nëse keni nevojë për promovim, do ta arrini, duke vënë në pah njohurinë dhe eksperiencën tuaj. Stili është shumë i rëndësishëm por dukja nuk zëvendëson aftësitë intelektuale. Mos e lini anash inteligjencën tuaj. Në këtë rast, truri do të punojë në favorin tuaj. Për fat të keq, këtë rast nuk e keni pasur gjithmonë.
 
Luani
Realizimi i bizneseve me një kompani të huaj do t’ju sjellë përfitime të mëdha. Është koha të zgjeroni vizionin tuaj. Gjithmonë keni pasur instinkt për gjëra luksoze siç është arti, bizhuteritë, moda dhe kozmetika. Tani keni rastin të investoni në këtë talent. Jeni duke kërkuar punë? Sigurohuni që të aplikoni në kompani që kanë seli jashtë shtetit. Do të merrni disa oferta mbresëlënëse. Zgjidhni njërën që ju ofron të udhëtoni më shumë. Ky është shansi juaj për të parë botën!
 
Virgjëresha
Përfitimet shtesë shkojnë në favorin tuaj. Jeni person që keni nevojë për siguri financiare për të qenë të lumtur. Do të ndiheni shumë nervoz derisa të vendosni një shumë parash në llogarinë tuaj bankare. Mos i tregoni askujt tjetër për këtë shumë. Nuk keni dëshirë që njerëzit t’ju kërkojnë hua. Është e vërtetë se njerëzit kanë dëshirë të kërkojnë hua. Pse duhet të dënoni veten vetëm për mungesë inteligjence?
 
Peshorja
Është koha më e mirë e mundshme për të nisur një biznes ose një lidhje dashurie. Duke pasur një partner afër vetes do të kurseni kohën, paratë dhe frustrimin. Po ashtu do të kaloni shumë kohë duke u argëtuar. Duhet ta pranoni se jeni lodhur duke qenë vetëm. Jepni një shans dikujt. Po ashtu është koha të tërhiqni një klient potencial. Sharmi juaj është në nivel gjatë gjithë kohës dhe do ta keni të lehtë të hyni në marrëveshje afariste.

Akrepi
Do të gjeni gardërobë të bukur që do t’u bëjë të ndiheni mirë dhe të dukeni mahnitës. Ecni tutje me këta hapa. Këto ndryshime do t’ju sjellin shumë kënaqësi për muajt e ardhshëm. Mos u befasoni nëse do ta keni më të lehtë të gjeni punë, të dilni në takime dhe të njihni njerëz të rinj. Dukja juaj e mirë tërheq si magnet. Nëse keni pasur në plan të humbni peshë, mbani ndonjë dietë ose shkoni në fitnes. Do të arrini rezultate shumë të mira, më shpejt sesa e merrni me mend.
 
Shigjetari
Do të kryqëzoni rrugët me dikë që iu stimulon edhe mendjen edhe trupin. Ky është një kombinim i parezistueshëm. Nëse tashmë jeni në ndonjë lidhje, do të mund t’i krijoni vetes telashe. Do të jetë shumë e vështirë t’i rezistoni kaq shumë tërheqjeve. Merrni gjërat shtruar dhe largojeni veten nga rreziku duke e ftuar të dashurin tuaj për një darkë romantike. Jeni ende beqar? Ftoni një mik të ri për takim. Ju të dy do të kaloni kohë të mrekullueshmë duke shëtitur nëpër qytet.
 
Bricjapi

Sigurohuni që të lidheni me afaristë të vendit. Kështu do të mbështetni komunitetin tuaj dhe do t’u ndihmoni fqinjëve. Nëse iu duhet të blini një dhuratë për ditëlindje ose përvjetor, drejtohuni në një dyqan të vogël që e keni pasur gjithmonë për zemër. Do të iu duhet të shpenzoni para por ia vlen. Nëse keni menduar të nisni ndonjë biznes ose të hapni ndonjë dyqan, kjo është koha e duhur. Mund të merrni lokal me qira për një shumë mjaft të volitshme.
 
Ujori
Lajmet e mira nga një i afërm ose fqinj do t’iu duken si muzikë për veshin tuaj. Është mirë të dëgjoni se një projekt më në fund po merr kahun e duhur. Përfitoni nga kjo mundësi për të caktuar ndonjë udhëtim të vogël për qejf. Lirojeni veten dhe kënaquni me këtë ndryshim. Mos e mbingarkoni orarin tuaj me vizita turistike. Në vend të kësaj, shfrytëzojeni kohën për të eksploruar gjëra të reja dhe të bukura. Ka shumë gjëra për t’u thënë para se të arrini lirinë.
 
Peshqit
Një mundësi e mrekullueshme për të shitur punën tuaj kreative do të iu duket si përgjigje për një lutje që keni bërë prej kohësh. Do të keni rast të ngrini fondet tuaja me këtë përfitim. Sidoqoftë, ju jeni në pozitë të mirë. Ka shumë njerëz që bëjnë punë që nuk u pëlqejnë për të mbijetuar. Duke bërë punën që dëshironi do të ndiheni shumë më mirë. Po ashtu do të inspiroheni që të zhvilloni talentin tuaj artistik në kohën e lirë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'