Horoskopi për datën 26 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 26 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

Dashi
Lini karrierën pak anash dhe fokusohuni në familje. Përgatitni ushqim, organizoni ndonjë festë ditëlindjeje apo ndihmoni ndonjërit prej fëmijëve që keni në shtëpi t’i kryejë detyrat shkollore. Të gjitha këto janë mënyra të mira për t’u lidhur me të afërmit tuaj. Nëse nuk keni pasur rast të kaloni shumë kohë me të afërmit tuaj, ktheni një faqe të re. Ndani kohë për çdo ditë për të krijuar lidhjet familjare. Këto do të ndikojnë edhe në punë.
 
Demi
Ka ardhur koha të mendoni se si të zgjeroni njohuritë lidhur me një temë mjaft të ndërlikuar teknike. Shfrytëzoni internetin për të marrë informatat që jeni duke kërkuar. Por mos u shpërqendroni duke hulumtuar nëpër ueb faqe apo duke shkruar me të tjerët. Mbajeni vëmendjen aty ku duhet. Është e rëndësishme të eksploroni ide të reja dhe koncepte më sfiduese. Nëse bëni të njëjtën gjë çdo ditë do të shuani imagjinatën. Tipat kreativë si ju duhet të ndryshojnë rregullisht.
 
Binjakët
Keni aftësi të përfitoni nëpërmjet biznesit. Punët që kanë të bëjnë me pronat, produktet apo arsimimin mund të jenë shumë të leverdishme. Nëse jeni të lumtur me punën aktuale, përfitoni nga rasti që të kërkoni rritje page. Shoqëroni argumentet tuaja me fakte e fotografi. Do ta keni vështirë të kryeni punët duke dhënë fakte për secilin rast. Krijoni shprehi që të dokumentoni vazhdimisht arritjet tuaja dhe në këtë mënyrë do t’i gjeni shpejt kur t’ju duhen.
 
Gaforrja
Qëndrimi juaj i pamposhtur tërheq vëmendjen e adhuruesve të shumtë. Nëse jeni duke kërkuar romancë, do ta gjeni. Një person misterioz është veçanërisht i interesuar. Jeni në lidhje? Inkurajoni partnerin tuaj që të merret me pasionin e vet. Interesat e tyre jashtë lidhjes vetëm sa do t’ua forcojnë raportin. Partneri juaj mund të ndihet sikur nuk ka shumë kohë për vete. Lirojeni nga disa përgjegjësi dhe jepni rastin të relaksohet e të shijojë jetën.
 
Luani
Përditshmëria është bërë jashtëzakonisht stresuese për shkak të teknologjisë. Shmanguni telefonave, kompjuterëve dhe televizorëve. Ikni pak në një vend ku mund të mendoni qartë. Mund të merrni vendim që të bllokoni të gjitha pajisjet teknologjike. Pastaj do të keni rast të shijoni përgatitjen e ushqimeve, të bëni biseda intime, të lexoni për qejf. Do të befasoheni se sa më mirë do të ndiheni.
 
Virgjëresha
Do të përmbushni qëllimet nëpërmjet shoqërisë dhe aktiviteteve grupore. Megjithëse jeni persona shumë të aftë, duhet ta pranoni se keni vetëm një palë duar. Kur të lodheni, kërkoni të dashurit. Kërkoni këshillën e tyre. Lejoni njerëzit e fuqishëm të kenë ndikim për të mirën tuaj. Krijoni lidhje me organizata fqinje. Mos u brengosni që duhet t’u ktheni favoret. Shfrytëzoni aftësitë komunikuese dhe organizative.
 
Peshorja
Duhet të angazhoheni për sukses. Keni akumuluar shumë gjëra të mira në jetën profesionale. Njerëzit vlerësojnë aftësitë tuaja për të negociuar. Qëndrimi juaj i respektueshëm ndaj punëtorëve, është për t’u admiruar. Asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush t’ju akuzojë se jeni snob. Si rezultat i kësaj, do të pranoni shumë përkrahje dhe promovim. Nëse jeni duke aplikuar për vend pune në një tjetër kompani, kërkoni referenca nga kolegët.
 
Akrepi
Është mirë të shfrytëzoni talentin tuaj duke u marrë me të rinjtë. Është kënaqësi të transmetoni informatat e vlefshme tek studentët. Mos bëni gabime për shkak të xhelozisë. Kjo vetëm sa do të shkaktojë tollovi. Askush nuk e mohon se jeni punëtor të mrekullueshëm. Ky opinion nuk do të ndryshojë kur të tjerët të mësojnë edhe aspekte të tjera për punën tuaj. Nëse u tregoni të tjerëve se si të shfrytëzojnë disa pajisje, do të kryeni me lehtësi punë të ndërlikuara.
 
Shigjetari
Paratë që do të merrni nga sigurimet shëndetësore apo një dokument ligjor, do të arrijnë shpejt. Shfrytëzoni këto burime për të krijuar siguri financiare. Nëse krijoni një llogari të kursimeve do ta keni më të lehtë të ndiheni të lirë dhe të pavarur. Jeta personale dhe profesionale do të përmirësohet nëse nuk keni mundësi të bëni zgjedhje që bazohen në dëshirë dhe jo në nevojë. Një lidhje e ngushtë mund të forcohet shumë sapo të përfundoni bisedën për financat.
 
Bricjapi
Raportet e afërta ju ndihmojnë shumë. Kur nuk ndiheni në formë, është mirë të kërkoni ndihmë nga partneri ose një koleg pune. Aftësia e tyre për të nuhatur ndjenjat e njerëzve do t’ju ndihmojë në këtë situatë konfuze. Nëse një i afërm ose koleg pretendon se nuk është lodhur nga kjo marrëveshje pune, duhet ta dini se po gënjen. Veprat flasin më tepër sesa fjalët. Kërkoni mikut t’ju tregojë se çfarë po ndodh vërtet. Nga kjo do të kuptoni sesi duhet të veproni.
 
Ujori
Gjeni mënyra për t’u ndihmuar të tjerëve. Jeni persona shumë efikas. Në vend se të relaksoheni për vete, ndihmoni një kolegu që është në siklet. Kjo do t’ju bëjë të dukeni anëtar të çmueshëm të ekipit. Do të krijoni lidhje të forta edhe me kolegët e tjerë. Jeni duke kërkuar punëtor? Mund ta gjeni nëpërmjet një organizate joprofitabile. Angazhimi për ta bërë botën më të mirë do t’ua përmbushë instinktet humane.
 
Peshqit
Ndani kohë për dashuri dhe kënaqësi. Pushoni nga angazhimet ditore. Nëse jeni duke kërkuar romancë, mund ta gjeni me një person që ka sens të theksuar të humorit. Ata do t’ju çmojnë juve, derisa ju do të admironi talentin e tyre kreativ. Punoni në ndonjë pikturë, novelë apo dizajn. Injoroni gjërat konvencionale dhe eksperimentoni me teknika të ndryshme.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj