Horoskopi për datën 30 janar 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot! 

Horoskopi për datën 30 janar 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot! 
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme. Mësoni se si parashikohet kjo ditë për ju. 

Dashi
Sot do i përkushtoheni edhe me tepër jetës tuaj në çift ju të dashuruarit dhe dita ka për të qenë e jashtëzakonshme. Emocionet nuk do kenë të ndalur asnjë moment. Beqarët nuk do arrijnë dot të gjejnë persona aq interesante sa për të filluar një lidhje dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Te ardhurat duhet t'i mbani gjithë kohës nën kontroll që të mos keni të papritura të pakëndshme.
 
Demi
Sot do ketë ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk ka për të ecur keq me atë që keni në krah. Të gjithë do ju kenë zili për rehatinë, harmoninë dhe lumturinë që do keni. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm edhe pak kohe dhe të reflektojnë sepse dita e sotme nuk do ketë ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet.
 
Binjakët
Dite pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i keni shumë të qarta idetë dhe mendimet për ato që do bëni edhe për të ardhmen dhe vetëm do dashuroheni të qetë. Beqarët kësaj here kanë për të gjetur personin e ëndrrave me të cilin do fillojnë një lidhje të jashtëzakonshme. Në planin financiar duhet ta pranoni ndihmën e familjarëve në mënyrë që ta kaloni periudhën delikate.
 
Gaforrja
Venusi dhe Marsi mund ta trazojnë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Mund te keni edhe mosmarrëveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni gjithmonë të qetë. Beqarët do jenë tej mase të hallakatur dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e tyre të ëndrrave. Financat do dini si t'i organizoni gjithë kohës dhe gjendja ka për të mbetur ende e mire. Bravo për përkujdesin e treguar.
 
Luani
Sot do jenë më të përqendruar tek jeta juaj në çift ju të dashuruarit dhe do bëni të pamundurën që ta ndryshoni për mirë lidhjen. Edhe beqarët do jenë me fat në dashuri. Sharmi që kanë dhe buzëqeshja mahnitëse do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Financat mund të kenë edhe disa tronditje, por më pak me tepër kujdes mund të arrini ta mbani nën kontroll situatën.
 
Virgjëresha
Pasioni do jetë i zjarrtë sot për juve që jeni në një lidhje. Yjet do mendojnë gjithë kohës që t'ua bëjnë të ardhmen sa më të bukur. Beqarët do kenë njohje të shumta dhe njeri prej personave do ju duket ideal për të filluar së shpejti një lidhje. Do ja bëjnë atij të ditur këtë gjë me mënyra interesante. Financat nuk do jenë as të këqija, por as në gjendjen me të mire të mundshme.
 
Peshorja
Tensioni i jetës tuaj në çift do fillojë të qetësohet sot. Do i merrni gjërat më me qetësi në çdo moment dhe nuk do thoni asgjë pa e peshuar mire. Beqarët duhet të jenë sa më realiste pasi në të kundërt mund të zhgënjehen pamasë e mund të lëndohen. Perspektivat financiare duken të begata. Shfrytëzojeni këtë rast për të hequr ndonjë para mënjanë.
 
Akrepi
Do kaloni një ditë të mrekullueshme sot juve që jeni në një lidhje. Partneri do përkujdeset çdo çast dhe do mundohet t'ua bëjë çdo moment sa më të veçantë. Beqarët do bien koke e këmbë në dashuri me një ish-in e një miku të vjetër. Gjithçka do ndodh spontanisht. Me shpenzimet mos u tregoni kurrsesi impulsive pasi keni për të vuajtur më pas të gjitha pasojat.
 
Shigjetari
Ka mundësi që për shkak të problemeve serioze që keni pasur me partnerin tuaj, sot të mendoni edhe për një ndarje të përkohshme. Diskutojeni me të si alternative sepse mund të gjeni gjuhën e përbashkët dhe më vonë gjërat mund të përmirësohen. Beqarët do gjejnë princin e kaltër dhe do ndihen të plotësuar. Financat do jenë të qëndrueshme, por jo të shkëlqyera.
 
Bricjapi
Jeta juaj në çift do jetë e qetë e pa probleme sot, por nëse keni fëmijë do jenë ata që do ju stresojnë dhe do ju lodhin pafund. Beqarët do jene të disponueshëm për cilindo që do i ftojë për të dalë, por nuk do e thonë fjalën e fundit pasi do kenë nevoje për kohë që të mendohen. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak kështu që mos u shqetësoni për këtë sektor.
 
Ujori
Sot do e konsolidoni tej mase jetën tuaj në çift ju të dashuruarit dhe do i shihni gjërat krejtësisht ndryshe. Emocionet kanë për të qenë shumë të forta. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa dhe as që do tentojnë të joshin. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por me pak kujdes mund ta mbani të qëndrueshëm. Shmangni investimet e mëdha pasi nuk është ende momenti.
 
Peshqit
Ditë e mbushur me mister do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do i kuptoni ato që do bëjë partneri dhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Beqarët do pëlqejnë mjaft disa persona, por do ndiheni si të bllokuar para tyre aq sa nuk di ia shprehin dot këtë pëlqim. Edhe financat do jenë tej mase të paqëndrueshme. Bëni shume kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj