Horoskopi për datën 10 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 10 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 10 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju

Dashi
Nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jetë t'i merrni gjërat sa më shtruar. Ai do ju dashurojë sipas mënyrës se tij. Beqarët do ndihen të lumtur pranë disa personave që sapo kanë njohur dhe do jenë gati të fillojnë një lidhje me ta. Në planin financiar do i rregulloni problemet që iu kishin dalë më herët dhe do jeni të qetë.

Demi
Ditë shumë e zakonshme dhe pa asgjë të re kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t'iu vijnë. Beqarët do ndihen gati për të pranuar ftesa dhe për të bërë çmenduri me personat që do i joshin. E rëndësishme është që nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e të ardhurave do lëre shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.

Binjakët
Ju do jeni shumë xheloze për partnerin gjatë gjithë kësaj dite dhe nuk do e lejoni atë të dale me miqtë e tij. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e humbni shpejt. Secili ka nevoje për lirinë e tij. Beqarët nuk do e kene mendjen farë tek krijimi i një lidhjeje edhe pse do joshen gjithë kohës. Venusi do ua mbrojë gjithë kohës financat. Do kryeni pa frike shpenzimet më të domosdoshme dhe do hiqni para mënjanë.

Gaforrja
Ka rrezik te bëni gabime sot në jetën tuaj në çift dhe pa dashur do e lëndoni tej mase partnerin tuaj. Kjo mund të sjelle pasoja në lidhjen tuaj. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe as që do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Me vonë do i kërkojnë, por nuk do i gjejnë dot më. Ne planin financiar gjendja do jetë e qëndrueshme dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim.

Luani
Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni të hapni rruge ndonjëherë. Beqarët do ndihen aq mirë ashtu si janë saqë nuk do duan të dalin fare nga frika se mos i josh dikush dhe mund të ndryshojnë status. Sektori i financave do jetë më i dobët se kurrë më parë. Nuk do mundeni dot të blini gjërat me jetike të ditës.

Virgjeresha
Do i rregulloni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do kaloni me tepër çaste intime me të. Dita do jetë fantastike. Beqarët do jenë të pavëmendshëm dhe kanë për të humbur disa mundësi të mira për të filluar lidhje. Në planin financiar do ju realizohen te gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjendja do jetë e shkëlqyer edhe falë disa shpërblimeve të majme që keni marre nga një punë e kryer.

Peshorja
Ju që jeni në një lidhje do kujdeseni shumë që gjërat të ecin më së miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij që keni në krah. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e të ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja. Kujdes!

Akrepi
Do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast. Beqarët do jenë të pavëmendshëm dhe as që do përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen. Gjithsesi nuk do e ndiejnë aq shume mungesën e një partneri në krah. Ne planin financiar do ndërmerrni masa dhe do e stabilizoni situatën me shpejt nga sa mendonit.

Shigjetari
Do jeni me shume fat sot juve që jeni në një lidhje dhe të gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mire. Beqarët duhet të mos tregohen të paduruar sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme për të cilat do pendohen shpejt. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi. Do e dini mire çfarë hapash të hidhni që gjendja të stabilizohet sa hap e mbyll sytë.

Bricjapi
Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Pasioni gjithashtu do jetë më i zjarrtë dhe kënaqësitë më të mëdha. Beqarët do arrijnë të realizojnë takimet e menduara dhe do ndihen me entuziaste për të ardhmen. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qëndrueshmëria. Do e dini mire sa të shpenzoni që të mos keni probleme.

Ujori
Ditë e këndshme edhe pse jo me aq shume emocione sa dikur. Mjaftohuni me qetësinë dhe harmoninë që do mbizotërojë. Beqarët do kenë flirtime pa fund dhe plot mundësi për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse është ajo që dëshironi. Në planin financiar do merrni masa strikte dhe falë ndihmës edhe të disa të afërmve do arrini ta stabilizoni gjendjen.

Peshqit
Ditë e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqarët me mirë të mos hedhin hapa të nxituara, por nëse ju pëlqejnë personat që kanë njohur të vazhdojnë ende të njihen me ta. Të ardhurat do fillojnë të kenë disa përmirësime të vogla. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois