Horoskopi për datën 12 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 12 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 12 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Ditë mjaft harmonika do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe do i harroni njëherë e mirë problemet e së shkuarës. Beqarët me në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje të qëndrueshme me të. Për financat do jetë një ditë mjaft dinamike. Gjendja do përmirësohet.

Demi
Sot do ndiheni më mirë pranë atij që dashuroni dhe emocionet do shumëfishohen. Mund të kaloni edhe disa çaste intime fantastike. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Me shpenzimet do jeni të palogjikshëm dhe gjendja ka rrezik të përkeqësohet tej mase.

Binjakët
Do jeni te arsyeshëm sot ju te dashuruarit dhe do bëni mjaft lëshime në jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do fillojë dalëngadalë të stabilizohet. Beqarët do bien menjëherë ne dashuri me dikë që sapo e kanë njohur. Në planin financiar duhet të bëni kujdes edhe pse gjendja do jetë e mirë. Po shpenzuat kuturi edhe të ardhurat do mbarojnë në një moment.

Gaforrja
Nuk do kuptoheni shumë mire me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do krijojë një klime tejet të tensionuar. Debatet gjithashtu do jenë goxha të forta. Beqaret as takime nuk do realizojnë dot gjatë kësaj dite e jo më të fillojnë lidhje. Në planin financiar gjithçka ka për t'iu ecur mirë pasi do dini t'i menaxhoni me kujdes të ardhurat që do keni nëpër duar.

Luani
Ditë e jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do merrni disa vendime të mëdha që do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Beqarët do jenë mjaft entuziaste që do takojnë disa persona dhe do pranojnë ta çojnë më tej njohjen. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Kufizojini sa të mundni shpenzimet që të mos keni probleme serioze.

Virgjëresha
Do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Beqarët nuk do jenë ende gati të ndajnë jetën me dikë dhe do i refuzojnë ftesat e propozimet që do ju bëhen. Financat nuk do jenë në gjendje të mirë. Disave madje do ju nevojitet patjetër ndihma e familjareve për të mos pasur probleme.

Peshorja
Ditë e jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do i lini prapa krahëve te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni më të bukur te ardhmen. Beqarët nuk do e kenë te lehtë ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave, por nuk duhet të dorëzohen. Financat do arrini t'i konsolidoni ndjeshëm. Bravo për këmbënguljen.

Akrepi
Dita e sotme do jetë më e bukur dhe me e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do debatoni as për gjenë me te vogël me atë qe keni ne krah. Beqarët do e kërkojnë ne vendin e gabuar shpirtin e tyre binjak dhe nuk do e gjejnë dot atë. Për financat do jetë një ditë e mbushur me probleme. Shpesh do ndiheni keq dhe do mendoni të dorëzoheni njëherë e mire.

Shigjetari
Ditë plot ngjyra do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do mërziteni asnjë çast pranë partnerit tuaj, përkundrazi do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Beqarët do jenë shumë në ankth për hapat që duhet te hedhin pasi të marrin propozime. Me financat tregohuni sa me diplomate qe te mos humbni. Hua as mos mendoni te jepni sepse do mbeteni keq.

Bricjapi
Tregohuni shumë të matur sot me atë qe keni ne krah sepse klima yjore nuk duket te jete aq e mire sa mendonit. Partneri shpesh do jetë me nerva dhe mund të lindin debate. Beqarët do realizojnë plot takime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë aq sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar çdo gjë ka për të shkuar mirë sot dhe e gjithë kjo pasi dini t'i bëni me kujdes llogaritë.

Ujori
Ditë e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin tuaj, përkundrazi do kënaqeni së bashku. Beqarët duhet të jenë më të arsyeshëm dhe nuk duhet të nxitohen për asgjë. Financat do mbeten gjithë kohës të mira kështu që mund ta kryeni edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht.

Peshqit
Sot do e mbroni nga çdo gjë jetën tuaj ne çift ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e kënaqshme. Ai madje mund t'iu bejë edhe ndonjë surprizë interesante që do iu lerë me gojë hapur. Beqarët do jenë të vendosur ta joshin atë që pëlqejnë dhe nuk do ndalen asnjë çast. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois