Horoskopi për datën 14 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 14 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 14 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju

Demi
Sot mos u mundoni të jeni super aktiv, pasi nuk do të jeni mirë me shëndet. Mundohuni të qëndroni shtrirë dhe të qetësoheni sepse kjo do ju japë energjitë e duhura për pjesën e dytë të ditës. Kini kujdes! Pavarësisht problemeve shëndetësore që mund të hasni sot, mos e ekzagjeroni kur kërkoni vëmendje nga të tjerët. Partneri juaj ka nevojë për ju pasi ka një problem mjaft serioz në punë.

Dashi
Ditën e sotme mos merrni asnjë vendim pasi do të jeni gjatë gjithë kohës në humor të keq dhe mund të merrni një vendim të gabuar. Përpiquni që të qartësoni idetë tuaj dhe më pas të vendosni se çfarë është më mira për ju. Financat kësaj jave do të jenë mirë, pasi dikush që ju keni larg do kujdeset që ju mos t’ju mungojë asgjë.

Binjakët
Nëse ëndërroni që të bëni një ndryshim në jetën tuaj, ëndrrat tuaja nuk do të realizohen sot. Ju duhet të përpiqeni akoma më shumë që të realizoni objektivat tuaja. Por mos u demoralizoni, pasi një dashuri e re mund të trokasë për ju. Kjo do i japë më shumë motiv ditëve tuaja.

Gaforrja
Dita e sotme për ju do jetë e mrekullueshme. Do të keni vëmendjen e të gjithëve pa asnjë arsye të veçantë. Shijojeni pasi ditë të tilla nuk vijnë shpesh për askënd. Kini kujdes financat, pasi ato nuk do të jenë shumë mirë gjatë kësaj jave.

Luani
Sot është dita për një ‘’arratisje’’ me të dashurin tuaj. Mos u mendoni gjatë, por realizojini atij një surprizë dhe ikni diku larg. Partneri juaj do të lumturohet me idenë tuaj, pasi do e bëni të kuptoni se ai është prioriteti juaj i ditës.

Virgjëresha
Ndonjëherë është më mirë që të ndërroni njerëzit me të cilët flisni, pasi nuk mësoni asgjë të re duke folur me të njëjtit persona. Përpiquni të ndërroni monotoninë e ditës suaj dhe ndoshta do t’i shikoni gjërat ndryshe. Mos u dorëzoni nëse për momentin jeni beqarë, pasi ditë më mira do vijnë dhe për ju.

Peshorja
Mos lini asnjë punë në dorën e askujt sot, pasi askush nga ata që mendoni që janë miqt tuaj nuk ju duan të mirën. Përpiquni që t’i realizoni gjërat vetë dhe në fund kur të arrini rezultatin do të jeni më të lumtur që ja dolët vetë.

Akrepi
Jeta juaj është bërë shumë misterioze kohët e fundit. Gjatë gjithë kohës jeni në pikëpytje për gjërat që po ndodhin, por mos u shqetësoni pasi përgjigjet e pyetjeve do i merrni shumë shpejt. Mjafton të keni pak durim dhe shumë shpejt gjërat që ju mundojnë prej kohësh do marrin një zgjidhje.

Shigjetari
Mos e humbisni durimin me parnerin nëse ai bën ndonjë veprim të gabuar. Edhe ju keni gabuar dhe ai ju ka falur. Mundohuni t’i falni shum dashuri, pasi vërtet ju do dhe ka nevojë për ju. Financat kësaj jave do të jenë shumë mirë pasi do të merrni një bonos në punën tuaj.

Bricjapi
Sot do përpiqeni mjaftueshëm në punë për t’i bërë përshtypje të shefave tuaj dhe do ja dilni. Gjithë këto kohë muaj përpjekje do të shpërblehen më në fund. Partneri juaj do ju surprizojë ditën e sotme dhe ju do të ndiheni mjaft e lumtur.

Ujori
Vendoseni veten tuaj në plan të parë ditën e sotme. Të gjithë përreth jush janë të rëndësishëm por askush më i rëndësishëm se ti. Është koha që ju të kujdeseni më shumë për vetën. Mos nguroni të kërkoni ndihmë, pasi ju gjithmonë ndihmoni të tjerët dhe ndoshta sot ështën koha që të gjithë të kthejnë sytë nga ti.

Peshqit
Miku juaj i ngushtë ka rënë në dashuri me ju. Pavarësisht se ju e kishit kuptuar, gjithmonë keni bërë rolin e asaj që nuk kupton dhe keni vazhduar ‘’miqesinë’’. Sot ai do jau shprehë më në fund dashurinë dhe gjërat mes jush mund të ndryshojnë. Është në dorën tuaj që të vendosni se çfarë do jeni nga sot e tutje. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois