Horoskopi për datën 22 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 22 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 22 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Keni një lloj efekti qetësues te njerëzit dhe kjo ju bën partner të çmuar e të besueshëm. E keni rregull të përgjithshëm të qëndroni larg telasheve. Kur shihni se dikush po vuan, ju lini anash punët tuaja dhe gjeni mënyra për ta ndihmuar. Kohëve të fundit, miku i ngushtë, i dashuri ose një koleg pune ka pasur disa dyshime. Shfrytëzoni rastin t’ua kujtoni të arriturat e fundit. Bëni një listë me talentet e tyre unike dhe theksoni aftësinë e tyre për t’u futur në një projekt të madh.

Demi
Jini në hap me secilin që takoni, sidomos me njerëzit që keni në punë. Dikush do të refuzohet pasi të kërkojë rritje page. Në kohë të tilla, duhet të bashkoni forcat dhe jo të largoheni nga njëri-tjetri. Është e natyrshme që kolegu juaj ndihet më mirë nga ata që e mbështesin. Megjithatë, ju do të futeni në telashe të vërtetë. Mund të krijoni ambient të mirë në punë nëse kërkoni trajtim të barabartë për të gjithë që janë në nivelin tuaj.

Binjakët
Jeni shumë të lumtur kur bashkëpunoni me njerëz që kanë instinkte të ngjashme artistike me ju. Një person si ju që keni shumë talent e ka të vështirë të lidhet me të tjerët. Për fat të mirë, keni mundësinë që të kaloni kohë me një shkrimtar, piktor ose muzikant. Ju të dy mund të bashkëpunoni për një projekt të suksesshëm. Mos u frikësoni të futeni në një medium të ri. Talenti e përpjekjet tuaja janë shumë premtuese.

Gaforrja
Shëndeti juaj emocional kushtëzohet nga koha që po kaloni në shtëpi. Gjithmonë keni qenë shumë ambicioz dhe keni tendencë të shtyni veten përpara derisa humbni durimin. Kur ndodh kjo është më mirë të shkoni më herët në shtëpi dhe të kërkoni përkëdhelje nga të afërmit. Nëse jetoni vetëm, përgatitni ushqim të mirë për veten. Recetat e ushqimit mund të jenë terapi e mirë.

Luani
Çelësi i bashkëpunimit është që të gjithë të punojnë së bashku. Për fat të mirë, ju e njihni psikologjinë dhe dini si t’i motivoni anëtarët e ekipit. Disa prej tyre do të kërkojnë t’ju bëni lajka e disa tjerë do të duhet t’i detyroni për të punuar. Megjithatë, të gjithë do të bashkëpunojnë mes vete përkundër dallimeve. Nëse ka ndonjë hapësirë për të mbushur, kërkoni ndihmën e një miku. Do të gjeni kandidat të mirë me rekomandimin e tij.

Virgjëresha
Bashkëpunimi me partnerin do të përcaktojë fatin e financave tuaja. Shumë shpesh zhyteni në detaje të një projekti, duke harruar të merreni me gjëra të mëdha. Bashkëpunimi me dikë që gjithmonë mendon për të ardhmen është kombinim ideal. Punë që kanë të bëjnë me spitalet, qendrat këshillëdhënëse ose muzikën janë shumë favorizuese për momentin. Lejoni partnerin që të merret me klientët e rinj derisa kujdeseni për gjëra të tjera. Jeni një dyshe e pamposhtur.

Peshorja
Një sens i fuqishëm i lojës fer do të ju mundësojë të tregoheni zemërgjerë me dikë që në të kaluarën është treguar i tillë me ju. Megjithëse ky person nuk ka qenë shumë i popullarizuar më herët, ai ende është shumë i talentuar. Nëse i jepni mundësi për të realizuar ndonjë marrëveshje me të, do t’i ndihmoni shumë në karrierë. Kolegu juaj ka nevojë të dëshmojë vlerën e tij.

Akrepi
Nuk jeni shumë i etur për të punuar me një grup të rinjsh që janë shumë të zhurmshëm. Nëse largoheni nga turma do t’i thyeni ndjenjat e tyre por nuk keni tjetër mundësi. Ju punoni shumë më mirë kur keni hapësirë për vete. Disa para që do të merrni nga një trashëgimi ose çështje ligjore do të ju ndihmojnë të kryeni disa punë. Disa njerëz do t’ua kenë lakmi për pavarësinë dhe kurajën tuaj.

Shigjetari
Është e natyrshme që jeni nominuar për lider të një grupi. Keni shumë talent të punoni përkrah me njerëz të të gjitha fushave të ndryshme. Keni aftësi t’i pranoni siç janë në vend që të mundoheni t’ua ndryshoni pikëpamjet individuale. Gjetja e një mënyre të duhur për të punuar në grup është sfidë e vështirë por shumë interesante. Nëse jeni duke kërkuar dashuri, do ta gjeni derisa jeni të angazhuar në një projekt. Mbani sytë hapur se do të jeni pre e thashethemeve.

Bricjapi
Krijimi i një përshtypje të mirë është kusht i suksesit tuaj. Përfitoni nga mundësia për të investuar në një biznes që ka të bëjë me modën. Nëse nuk jeni të sigurt se kjo punë ju shkon përdore, kërkoni bashkëpunim. Një mik i juaji mund të ju drejtojë. Mund të mos i kushtoni shumë rëndësi dukjes kur intervistoheni për një punë por megjithatë është mirë që të dëshmoni vlerat tuaja.

Ujori
Duhet shumë punë për t’ju shokuar juve. Jeni më të interesuar për karakterin e një personi sesa në atë që thotë ai, kështu që do ta keni të vështirë të pranoni ftesa për të dalë. Disa nga miqtë tuaj më të ndjeshëm do të përpiqen t’ju ndihmojnë por s’do të kenë sukses. Ka mundësi që të krijoni ndjenja për këtë personazh të vrazhdët. Edhe pse metodat e tyre janë të vrazhda, emocionet janë të sinqerta. Kjo është më e rëndësishme në një romancë.

Peshqit
Përfitimet financiare përmes partneriteteve janë të mundshme. Nëse një i afërm ose i dashur i juaji është duke fituar më shumë, ju do të merrni një pjesë të parave. Shfrytëzojini për të blerë ndonjë gjë të bukur për shtëpinë tuaj, për shembull ndonjë pikturë të madhe. Gjërat që keni rreth vetes kanë ndikim të madh në shëndetin tuaj emocional. Nëse jeni beqar, pranoni takimin që do t’ua caktojë një i afërm i juaji. Do të ndaheni shumë të kënaqur me rezultatet. Edhe pse urreni ta pranoni, i afërmi juaj e di se çka ju pëlqen juve.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri