Horoskopi për datën 23 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 23 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 23 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

DASHI
Ka rrezik që Plutoni të sjellë edhe debate, por edhe pasion të zjarrtë sot në jetën tuaj në çift. Nuk do keni një ditë të qëndrueshme dhe herë pas here kjo gjë do ju mërzisë. Beqarët do e dëshirojnë me çdo kusht krijimin e një lidhjeje dhe mund të bëjnë edhe gabime për ta arritur këtë gjë. Sektori i financave do jetë i qetë. Nuk do ketë as përkeqësim, por as përmirësim të situatës.

DEMI
Në jetën tuaj në çift do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qetësia sot. Planetët nuk do merren fare me ju, prandaj gjithçka ka për të qenë në dorën tuaj. Për beqarët, një miqësi e vjetër mund të shndërrohet në diçka më shumë. Ata duhet të bëhen gati edhe për ndonjë surprizë. Urani do ndikojë pozitivisht tek financat dhe do ju nxisë të përkujdeseni në maksimum për to.

BINJAKËT
Hidheni pas krahëve të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen e jetës tuaj në çift ju të dashuruarit. Do ndiheni mirë dhe do i shprehni më lirshëm ndjenjat. Beqarët do kenë disa takime fantastike në orët e mbrëmjes dhe e gjithë jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Borxhet e marra do ju shlyhen që në mëngjes kështu që gjendja financiare do fillojë të normalizohet.

GAFORRJA
Sot do jeni të gatshëm të flisni për çdo gjë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm. Nuk do keni më pengje nga e shkuara. Beqarët do realizojnë një nga takimet më të bukura të gjithë jetës së tyre. E ardhmja ka për të qenë edhe më e ndriçuar. Në planin financiar situata do përmirësohet falë përkujdesit dhe masave që keni marrë.

LUANI
Ditë e ngrohtë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione të papërshkrueshme dhe nuk do dëshironi që ai të largohet për asnjë çast. Beqarët duhet të bëjnë ende pak durim ne mënyrë qe te gjejnë personin më të përshtatshëm. Në planin financiar nuk priten vështirësi, prandaj mund t'i kryeni pa frikë edhe disa shpenzime të menduara.

VIRGJËRESHA
Disa probleme në pune apo diku tjetër do ju afrojnë edhe më shumë me partnerin tuaj sot. Tek njeri-tjetri do gjeni mbështetjen e duhur. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme. Personi i ëndrrave do shfaqet papritur dhe do ua ndryshojë jetën sa hap e mbyll sytë. Në planin financiar nuk priten probleme, megjithatë mirë është të tregoheni të kujdesshëm gjithë kohës.

PESHORJA
Vështirësitë që keni kaluar kohët e fundit në jetën tuaj në çift do ju bëjnë të keni më tepër besim tek partneri. Të dy së bashku ja dolët mbanë të kalonit sfidat që ju dolën. Beqarët do vazhdojnë njohjet me disa persona, por nuk do ndihen gati për të hedhur hapa më tej. Financat do jenë goxha delikate dhe shpesh do gjendeni në vështirësi të mëdha.

AKREPI
Jeta juaj në çift ka rrezik të pushtohet nga rutina sot. As ju dhe as partneri nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar atë dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe aspak për të filluar lidhje të qëndrueshme. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë se më parë, prandaj do bëni edhe investimet e menduara që më herët.

SHIGJETARI
Ditë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë të veçante do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Për fat të mirë nuk do keni as debate me partnerin. Beqarët mirë është te mendohen disa herë para se të dalin me dikë sepse mund të bëjnë gabime. Financat nuk do jenë të këqija, por as aq të mira sa për të shpenzuar me sy mbyllur për çdo gjë që do doni.

BRICJAPI
Do dini si ta mbani në çdo moment pas vetes partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me të ka për te qenë e shkëlqyer. Të gjithë do ju kenë zili për harmoninë që mbizotëron rreth jush. Beqarët me mirë le t''ia lënë gjerat kohës sepse po u nxituan mund të hedhin hapa te gabuara. Sektori i financave do jetë disi më i qëndrueshëm se më pare, por jo në gjendjen që ju doni.

UJORI
Do jeni shumë të hapur ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do bëjë që marrëdhënia juaj të jetë gjithë kohës e mirë. Beqarët do marrin shumë ftesa njëherësh, por asnjë nga personat nuk do ju duket aq tërheqës sa për të filluar një lidhje. Me financat tregohuni sa me të kujdesshëm dhe mos shpenzoni pa bërë llogari. Vetëm në këtë mënyrë gjendja do mbetet e mirë.

PESHQIT
Nëse jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni surpriza dhe ta joshni partnerin tuaj. Nëse do mbizotërojë rutina, marrëdhënia mes jush do ftohet dhe ai mund t'i hedhë sytë diku tjetër. Beqarët do vendosin t'i mbyllin portat e zemrës së tyre dhe do kenë një dite monotone. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe gjendja do ketë edhe përmirësime të vogla.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'