Horoskopi për datën 24 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 24 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 24 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Nëse jeni në një lidhje Mërkuri ka për t'ua bërë ditën të mrekullueshme sot. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të forta. Nuk do jetë çudi të filloni edhe ndonjë projekt të përbashkët. Beqarët do kenë një jetë aktive dhe mund të njihen me disa persona me te cilët do fillojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar duhet të tregoheni me realistë që të mos gaboni.

Demi
Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin tuaj pasi për gjithçka do merreni vesh. Beqarët nuk do e kenë të lehtë ta gjejnë princin e tyre te kaltër, por kjo nuk do të thotë që duhet të ndalen së kërkuari deri në fund. Financat duhet t'i mbani sa më shumë nën kujdes sepse nëse gjendja pëson tronditje nuk do e rimerrni veten lehtësisht.

Binjakët
Ditë fantastike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni edhe me sy mbyllur me partnerin dhe do jeni gati të hidhni edhe hapa të mëdhenj. Për beqarët do ketë disa takime, por pjesa më e madhe do çojnë vetëm në aventura kalimtare, asgjë serioze. Buxheti nuk do jetë në gjëndjen më të mire. Do kryeni shpenzime të pamenduara dhe kjo do e dobësojë gjendjen.

Gaforrja
Klima yjore do jetë shumë e ngrohtë për ata që janë në një lidhje. Gjërat mes jush dhe partnerit do ecin mjaft mirë dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqarët do duan të bëjnë ndryshime të mëdha, por fati nuk do jetë aspak në anën e tyre. Në planin financiar situata do jetë shumë herë më e mire nga sa e kishit menduar kështu që kryejini pa frikë edhe disa shpenzime me tepër.

Luani
Gjërat nuk do ecin mirë sot ndërmjet jush dhe atij që keni në krah. Herë pas herë mund të keni edhe mosmarrëveshje dhe debate të ashpra. Beqarët do afrohen edhe me tepër me një person që e kanë njohur së fundmi dhe mund të hedhin edhe ndonjë hap me tej. Për financat nuk do jetë ditë e favorshme kështu që mirë është të mateni mirë para se te kryeni shpenzime.

Virgjerësha
Sot do kujdeseni edhe për detajet më të vogla ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qënë më e veçantë se kurrë më parë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë në momentet që më pak i presin. Buzëqeshja dhe harmonia do mbizotërojë në çdo moment. Në planin financiar mund të keni edhe disa vështirësi, por më e rëndësishmja është që në fund do ia dilni mbanë.

Peshorja
Venusi do e ndriçojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin dhe nuk do mungojnë as momentet romantike. Për beqarët do ketë gjithashtu ndryshime. Joshini si ta ndjeni ata që do keni rreth e rrotull dhe më pas prisni për atë që do ndodh. Buxheti nuk do jetë as i keq dhe as i mirë. Tregohuni gjithmonë të matur me çdo gjë.

Akrepi
Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite ju do i qëndroni gjithë kohës besnike atij që keni në krah. Dita do mbyllet me qetësi. Beqarët do jenë shumë realistë dhe do dinë si ta organizojnë ditën. Për lidhje serioze do ju duhet ende të prisni pak kohe. Financat do jenë goxha të mira, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pafund apo të jepni hua pa reflektuar.

Shigjetari
Ditë e qetë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në përgjithësi do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqarët sado që të mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e përshtatshëm kështu që do mbeten ende të vetmuar. Në planin financiar do ju ndihmojnë mjaft familjarët dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Bricjapi
Pas gjithë përpjekjeve që keni bërë, më në fund keni krijuar një klimë të ngrohtë në jetën tuaj në çift. Sot do ndiheni të qetë dhe do dashuroheni si do ta ndieni. Beqarët nuk do jenë shumë këmbëngulës dhe serish kanë për të mbetur vetëm. Financat do dini si t'i organizoni kështu që gjendja do mbetet ende e qëndrueshme. Mund të bëni edhe ndonjë investim.

Ujori
Ditë goxha e ndërlikuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe nuk do bëni as lëshimin më të vogël. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë para se të hedhin hapa sepse në të kundërt mund të zhgënjehen e mund të lëndohen. Në planin financiar do keni probleme serioze nëse tregoheni impulsive.

Peshqit
Sot do jeni pamase xheloze dhe posesive ju të dashuruarit. Kjo nuk do i bëjë aspak mire lidhjes tuaj përkundrazi do e ftoh edhe me tepër atë. Beqarët do kenë disa takime, por asnjëri nuk do jetë aq interesant sa për të filluar një lidhje. Buxheti do jetë i qëndrueshëm, kështu që ju duhet të përfitoni për të bërë një riorganizim të situatës dhe për të marrë disa masa.

Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri