Horoskopi për datën 30 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 30 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi ditor për ditën e premte - 30 dhjetor 2016

DASHI (21. mars - 20. prill)
Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni gati te hidhni edhe hapa me rëndësi te madhe. Gjithçka ka për te qene me e bukur se me pare. Beqaret as nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse për ta ka gjera akoma me te rëndësishme. Ne planin financiar nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe sepse do dini si t'i menaxhoni paratë.

DEMI (21. prill - 21. maj)
Do ju dalin vështirësi te njëpasnjëshme sot ne jetën tuaj ne çift dhe shpesh do gjendeni ne situata vërtet delikate. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si ju e kishit ëndërruar. Beqaret do e joshin gjate gjithë kohet atë qe pëlqejnë dhe deri ne fund te ditës do ja arrijnë qëllimit. Buxhetin duhet ta keni me tepër nen kujdes sepse po filluan problemet nuk do dini me çfarë te bëni.

BINJAKET (22. maj - 21. qershor)
Perspektivat ne jetën tuaj ne çift duken shume te mira sot. Do ndani çdo lloj emocioni me atë qe keni ne krah dhe gjithçka mes jush do ece për mrekulli. Beqaret do jene te turpshëm dhe te pavendosur për te hedhur hapa me tej. Sektori i financave nuk do jete ne gjendjen qe ju keni ëndërruar megjithatë me pak me shume maturi mundet edhe t'ia dilni me aq.

GAFORRJA (22. qershor - 22. korrik)
Sot do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës tuaj ne çift dhe do kaloni me tepër çaste intime me partnerin. Emocionet do jene edhe me te forta. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm me hapat qe do hedhin sepse do behet fjale për te ardhmen e tyre. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Gjendja do përmirësohet aq shume saqë nuk do ju besohet qe jeni ne realitet.

LUANI (23. korrik - 22. gusht)
Dite plotësisht e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni asgjë për çfare te qaheni sepse partneri do ketë menduar për gjithçka. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim si e kishin ëndërruar gjithmonë dhe jeta do ju ndryshoje. Buxheti nuk do jete i keq. Nëse keni për te bere investime, bëjini sa me pare qe te mundeni ne mënyrë qe mos keni as probleme.

VIRGJERESHA (23. gusht - 23. shtator)
Dite e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur dhe problemet do jene te vazhdueshme. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te hedhur hapa me rëndësi. Ne fakt edhe yjet do krijojnë një ambient mjaft te përshtatshëm sot. Buxheti do ekuilibrohet tej mase fale ndihmës se madhe te disa miqve.

PESHORJA (24. shtator - 23. tetor)
Dite e mbushur me konflikte te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme sot dhe do e gjejnë shpirtin binjak me pare nga sa mendonin. Buxheti do jete serish delikat dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

AKREPI (24. tetor - 22. nëntor)
Do josheni dhe do e joshni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot. Priten plot momente pasionante si kurrë ndonjëherë me pare. Beqaret me ne fund do e gjejnë personin qe është caktuar për ta dhe pas pak kohës do fillojnë një lidhje me te. Gjithmonë është me mire kur gjerat merren shtruar. Te ardhurat nuk do jene shume te mira, prandaj bëni kujdes me çdo shpenzim.

SHIGJETARI (23. nëntor - 21. dhjetor)
Nëse kohet e fundit lidhja juaj ne çift ka pasur probleme serioze, sot mund te merren vendime për ndarje përfundimtare. Ne fakt nga njëra ane kjo është me mire pasi do sjelle qetësi. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person, por do kenë rivalitet shume te forte. Duhet te gjejnë mënyrën e duhur për ta bere pas vetes. Ne planin financiar duhen marre masa sa me shpejt qe situata mos dale jashtë kontrollit.

BRICJAPI (22. dhjetor - 20. janar)
Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do jeni me te logjikshëm dhe do mundoheni si ta bëni jetën ne çift sa me interesante. Ata qe janë vetëm, çfarëdo qe te bëjnë nuk do e ndryshojnë dot statusin. Ne planin financiar do ju gjeni shume shpejt zgjidhje problemeve dhe do mund te kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht.

UJORI (21. janar - 19. shkurt)
Dita e sotme do jete përgjithësisht e mire për juve qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh me partnerin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret do jene me shume ëndërrimtare nga sa duhet dhe ka rrezik qe realiteti t'i zhgënjejë pa mase. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi kështu qe mire është te mos nxitoheni për te kryer investime. Nga sjellja e sotme do varet e ardhmja.

PESHQIT (20. shkurt - 20. mars)
Dite e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do jete edhe me e bukur dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe do vazhdojnë te mbeten ende te vetmuar. Financat nuk do jene aspak te mira kështu qe shmangni çdo lloj investimi sepse mund te mbeteni keq.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'