Horoskopi për datën 30 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 30 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 30 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Sot do të ndiheni të lodhur dhe pa dëshirën për të bërë asgjë interesante pavarësisht se është një ditë pushimi për ju. Por mos u shqetësoni, pasi fatmirësisht pranë jush ndodhen njerëz që ju duan dhe për asnjë arsye nuk duan t’ju shohin të mërzitur. Kështu që ju humori juaj do të ndryshojë sapo ju të takoni këta njerëz.

Demi
Sot ju do të shikoni diçka të vlefshme te dikush që ju keni pranë, por që asnjëherë nuk e kishit vënë re. Kjo gjë do ju bëjë ta shikoni ndryshe, edhe pse jo të mendoni diçka më gjatë me këtë person. Ndonjëherë gjërat ndodhin rastësisht me njeriun që më pak e prisnit.

Binjakët
Sot, disa nga problemet shëndetësore që ju keni pasur në të kaluarën do të rishfaqen sërisht. Mos i neglizhoni pasi ato mund të t’ju shkaktojnë shumë pasoja nëse nuk i kushtoni rëndësinë e duhur. Mundohuni të pushoni dhe të mos e sforconi veten tuaj.

Gaforrja
Një ditë pozitive do të jetë kjo e sotmja për ju pasi një festë familjare që ju keni në familje do ju gëzojë pa masë. Lini pas çdo gjë që ju mërzit dhe ju vë në mendime, dhe shijojeni këtë dita pasi java që vjen do jetë e mbushur me ngjarje të rëndësishme, por që ju shkaktojnë stres.

Luani
Kur vjen puna tek paratë ju tregoheni shumë egoistë, dhe i shpezoni ato vetëm për veten dhe në mënyrë të pakontrolluar. Kini kujdes pasi një ditë do të gjendeni në vështirësi financiare dhe askush nuk do ju ndihmojë. Për beqarët kjo ditë do të jetë me fat, pasi një person që ju më pak e prisnit do shfaqë interes për ju.

Virgjëresha
Sot duhet të lini pas gjithë dramën që ju keni krijuar në kokën tuaj për jetën që keni. Jeta e askujt nuk është perfekte kështu ju duhet të mendoni pozitivisht. Ka gjithmonë shpresë se gjërat mund të rregullohen për më mirë.

Peshorja
Një bisedë e zakonshme me miqtë sot mund të bëhet burim konflikti, kështu që kini kujdes sesi ju i drejtoheni atyre. Fakti që nuk i keni takuar shokët tuaj prej kohësh për shkak të angazhimeve tuaja, mund t’ju kenë bërë që të harroni disa prej zakoneve të tyre. Kështu që sot, dëgjoni dhe para se të flisni mendohuni mirë.

Akrepi
Sot e gjithë bota është e juaja. Do mjaftojë një lëvizje e juaja që të gjithë të jenë në shërbimin tuaj. Mos u druani që të kërkoni çfarë të dëshironi, pasi patjetër që do e merrni. Shfrytëzojeni këtë ditë për mirë, pasi ditë të tilla rrallë mund të vijnë.

Shigjetari
Ditët e fundit për ju kanë qenë mjaft stresuese pasi disa projekte që ju keni duket se nuk kanë ‘’fund’’. Por u shqetësoni pasi fillimi i kësaj jave që vjen do të jetë i mbarë për ju. Sot mundohuni të relaksoheni dhe të merrni të gjitha energjitë e nevojshme, për të qenë sa më produktiv nesër.

Bricjapi
Dita e sotme për të dashuruarit do të jetë një ditë për t’u mbajtur mend, pasi do të keni të gjithë vëmendjen e partnerit tuaj. Mos u çudisni pasi një propozim për martesë mund të vijë për ju sot. Në fund të ditës do të ndiheni njeriu më i lumtur në botë. Ndërsa për beqarët dita e sotme paraqitet monotone, ku asgjë nuk do të ndryshojë, por mos u mërzisni pasi ditë më të mira do vijnë për ju.

Ujori
Nëse sot nuk keni punë për të bërë, mos u mërzisni. Lejoni vetes një ditë pushimi pasi e keni të nevojshme. Jepini vetes pak kohë për të pushuar dhe qëndruar me njerëzit që ju keni në zemër.

Peshqit
Mundësi të mira do të vijnë për ju ditën e sotme. Ju kishit kohë që i prisnit por vetëm falë durimit tuaj ja dolët që të merrni rezultate. Por kini kujdesi, jo çdo kush të dijë se çfarë po ndodh në jetën tuaj. Disa gjëra është më mirë t’i mbani të fshehta për disa kohë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur