Horoskopi për datën 31 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 31 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 31 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Sot do gjeni mënyra shumë origjinale për t'i shprehur ndjenjat ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do ngrohet më tepër. Beqarët gjithashtu do marrin deklarata të forta dashurie dhe do fillojnë lidhje të qëndrueshme. Ja ka vlejtur durimi deri më sot. Në planin financiar do ndihmoheni mjaft nga familjarët dhe do e kaloni pa probleme ditën.
 
Demi
Ditë me shumë fat do jetë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin dhe gjithë kohës do jeni të qetë. Beqarët nuk do mundin dot t'i shpëtojnë dashurisë edhe sikur të mos duan. Për ta kanë për të ndryshuar shumë gjëra. Për financat do jetë një ditë e qetë dhe pa probleme serioze. Mundohuni të vazhdoni me të njëjtën strategji si kohët e fundit.
 
Binjakët
Do jeni shumë kapricozë ju të dashuruarit dhe nuk do kënaqeni lehtësisht gjatë kësaj dite. Partnerit tuaj do i duhet durim që gjërat të ecin mirë. Beqarët do kenë një ditë shumë normale dhe pa ndonjë takim të veçante. Do ju duhet ende të presin pak kohë. Në planin financiar nuk do përballeni me surpriza te këqija, pasi keni ditur t'i bëni mirë llogaritë kohët e fundit.
 
Gaforrja
Dita e sotme do jetë përgjithësisht e mirë për juve qe jeni në një lidhje. Do merreni vesh me partnerin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqarët do jenë me shumë ëndërrimtarë nga sa duhet dhe ka rrezik që realiteti t'i zhgënjejë pa mase. Në planin financiar do keni goxha vështirësi kështu që mirë është të mos nxitoheni për të kryer investime. Nga sjellja e sotme do varet e ardhmja.
 
Luani
Nëse jeni ne një lidhje tregohuni të kujdesshëm nga disa persona që do hiqen si miq të ngushtë. Në fshehtësi ata do duan t'ua prishin harmoninë dhe do ua joshin partnerin. Beqareve nuk do ju pëlqejë aspak ideja që të lidhen pas një personi dhe do preferojnë te kenë aventura të shkurtra. Buxheti ka për të qenë i jashtëzakonshëm në çdo moment. Mund t'ia lejoni vetes edhe disa investime.
 
Virgjëresha
Dita e sotme do fillojë keq sot dhe debatet do jenë të mëdha, megjithatë pas mesdite do jeni më të qete dhe do i kuptoni edhe gabimet qe ju vetë keni bërë. Beqarët do afrohen më tepër me një mik të vjetër dhe nuk do kenë druajtje për t'ia shprehur ndjenjat. Në planin financiar do ju gjeni zgjidhje problemeve dhe do jeni me të qete kur te kryeni shpenzime.
  
Peshorja
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin dhe do kënaqeni në praninë e njëri-tjetrit. Beqarët duhet të pranojnë çdo ftesë sepse askush nuk do i detyrojë me pas se çfarë do bëjnë. Te ardhurat do jenë akoma më të mira se me parë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara.
 
Akrepi
Dite intensive do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Asgjë nuk do jetë më si më parë dhe here pas here do përjetoni emocione të reja. Beqarët ne momentin që më pak e presin do kenë dashuri me shikim të parë dhe e gjithë jeta do ju ndryshojë brenda pak orëve. Në planin financiar nuk do jeni të arsyeshëm dhe mund të hidhni hapa të gabuara.
 
Shigjetari
Jeta juaj në çift do konsolidohet edhe më tepër gjate kësaj dite. Do jeni më të logjikshëm dhe do mundoheni si ta bëni jetën në çift sa më interesante. Ata qe janë vetëm, çfarëdo që të bëjnë nuk do e ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar do ju gjeni shume shpejt zgjidhje problemeve dhe do mund të kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht.
 
Bricjapi
Beqaret duhet t'i shtojnë dozat e fantazisë nëse duan të përjetojnë emocione. Rutina do jetë shkatërruese. Nëse beqarët janë te disponueshëm dhe të lirë në mendime, sot kanë për të pasur takime vendimtare që do ua ndryshojnë të ardhmen rrënjësisht. Buxheti do jetë shumë i mirë pasi do merrni shpërblime për disa punë të kryera së fundmi.
 
Ujori
Sot do jeni shumë të logjikshëm ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Beqarët do dashurohen pas disa personave të thjeshtë dhe mjaft interesantë me të cilët do fillojnë lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.
  
Peshqit
Dite e zakonshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë mes jush ka për te mbetur e njëjtë dhe emocionet nuk do jenë shumë të forta. Beqarët nuk duhet të nxitohen, por duhet t'i njohin më mire disa persona para se të hedhin hapa. Buxheti nuk do jetë shume i mirë. Çdo shpenzim i pamenduar mund t'iu çojë në rrënim të plotë. Kujdes!

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur