Horoskopi për datën 6 tetor 2016
Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! 

Horoskopi për datën 6 tetor 2016<br />Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! 
Horoskopi për datën 06 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju. 

Dashi
Kjo është koha kur ju duhet të mendoni më shumë për të tjerët. Nuk është se ju jeni natyrë egoiste, por thjesht ju jeni distancuar dhe qëndroni në cepat tuaj të heshtur. Tregojuni të dashurve tuaj me një detaj të vogël sesa shumë i doni ata. Ndoshta kjo do i surprizojë, por ju do i tregoni se ata kanë të gjithë vëmendjen dhe dashurinë tuaj.

Demi
Jepi vetes sot energjinë që të ka munguar. Nuk mund të ankoheni përjetësisht për gjërat gjërat që ju mungojnë. Kënaquni me ato që keni pasi jeta është e shkurtër për të pasur gjithmonë energji negative. Mësohuni të kënaqeni me gjërat që vërtet kanë vlerë në jetën tuaj. Mos qeshni thjesht për t'i bërë qefin dikujt tjetër.

Binjakët
''Vriti'' sot të gjithë me mirësinë tuaj. Përdorni humorin tuaj të mirë për të ''helmuar'' të gjithë njerëzit që janë kundër jush. Në këtë mënyrë ndoshta ju i sillni ata në anën tuaj. Është më e lehtë seç ju e mendoni. Në fund të fundit të gjithë duan të jenë të pëlqyer. Kështu që në qoftë se ju e tregoni se i pëlqeni ata, herët a vonë ata do të bien në duart tuaja.

Gaforrja
Kohët e fundit keni qenë në mëdyshje për fillimin e projekteve të reja, por sot nuk duhet të jeni dyshues. Sot është dita perfekte për ju që të filloni një projekt të ri. Ky projekt i ri do të sjellë ndryshime pozitive në jetën tuaj. Një tjetër këshillë që duhet të keni parasyh sot është që të mos shpenzoni para, pasi financat tuaja nuk do të jenë shumë mirë këtë muaj.
 
Luani
Optimizmi mund të jetë një forcë e madhe në jetën tuaj, që mund të transformojë çdo situatë negative në pozitive. Ju gjithmonë duhet t'i shikoni gjërat pozitivisht pasi kjo do e përmirësojë jetën tuaj. Nëse marrëdhënia juaj në çift nuk po shkon siç duhet, organizoni një darkë romantike për partnerin tuaj dhe tregojini se sa shumë e doni dhe kjo do i ndryshojnë gjërat për mirë në raportin tuaj.

Virgjëresha
Dilni sot dhe argëtohuni. Bëni gjërat që ju pëlqeni të bëni. Mos lejoni që askush t'ju bëjë të ndiheni keq. Nëse keni probleme në punë ose me ndonjë person mundohuni ta evitoni. Partneri juaj mund t'ju surprizojë me një dhuratë të shtrenjtë sot.

Peshorja
Sot është dita më kreative që ju mund të keni. Shrytëzojeni dhe mos e lini të kalojë pa e shprehur edhe tek të tjerët. Kjo mund të sjellë edhe një mundësi që ju të keni një flirt me dikë që pëlqen kreativitetin tuaj. Nëse jeni duke kaluar një periudhë të mirë në jetën tuaj, shijojeni dhe mos u ankoni për gjërat që ju mund të keni më shumë.

Akrepi
Ju meritoni të bëni shumë qef sot...dhe në fakt energjia pozitive do ju pushtojë dhe do e keni më të lehtë për t'u argëtuar. Nëse pranë jush do të keni njerëz të cilët nuk janë në humor bëni mirë t'ju largoheni, pasi mund të jenë ndikim jo i mirë për ju. Kini kujdes energjia e tepërt mund t'ju shkaktojë ndonjë problem me partnerin tuaj.

Shigjetari
Nëse deri tani nuk e keni gjetur një person që përmbush kriteret e juaj, atëherë sot është dita që ju duhet t'i mendoni edhe një herë këto kritere. Ka shumë njerëz përreth jush që do donin vetëm një mundësi nga ju. Mos mendoni listën e kritereve por jepuni një mundësi njohjeje këtyre personave.

Bricjapi
Nuk ka mënyrë më të mirë për të fituar një argument se sa të flisni me fakte. Prandaj në ditën e sotme, mundohuni që gjatë sfidave që do të keni është që të flisni me fakte. Mos flisni për një gjë në qoftë se nuk jeni i sigurt, pasi kjo do ju dëmtojë ose do ju çojë në një konflikt.

Ujori
Sot do të keni disa gjëra të rëndësishme me të cilat duhet të merreni. Lëreni ''dramën'' që mund të jeni duke përjetuar në marrëdhënien në çift dhe fokusoheni në punët që varen me shkollën ose punën tuaj. Mos lini asgjë pas dore, por vendosini prioritet disa gjërave.

Peshqit
Gjërat duket se përmirsohen në jetën tuaj, pasi njerëz të rinj janë bërë pjesë e saj. Ju jeni në pozita të favorshme për të krijuar diçka përfundimtare në këto momente. Pasi keni kaluar një periudhë me njerëz të lekundur, duket se disa njerëz të vendosur do të ndryshojnë jetën tuaj. Kështu që ajo që duhet të bëni sot është të merrni telefonin dhe të planifikoni një takim me ta. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi