Horror në Elbasan/ Familjarët rrahën nusen në sy të foshnjes 4-muajshe, vjehrri e kapi nga fyti se i kërkoi ujë të shoqit

ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku nusja e shtëpisë është rrahur barbarisht nga bashkëshorti, vjehri dhe vjehra. Dhuna në familje është bërë në prezencë të fëmijës 4 muajshe, ku nusja E.Ibrahimi është përballur me një sitiuatë të paimagjinueshme dhune. Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe të marë ujin. Por dhe vjehrri është larguar me nerva nga shtëpia, duke përplasur derën e banesës dhe larguar për të marë ujin.

Ngjarja e rëndë është rregjistruar në datën 5 shtator 2019 rreth 19:00 të pasdites, por fatmirësisht e dëmtuara E.Ibrahimi ka mundur të shkëputet nga tre dhunuesit dhe të hyjë në dhomën e gjumit të saj, ku ka qëndruar e mbyllur deri në mbëritjen e policisë së Elbasanit, e cila ka shoqëruar në komisariat të gjithë anëtarët e familjes Ibrahimi. "Shqiptarja.com" ka mësuar se në kohën kur është paraqitur në komisariat vajza e re. E.Ibrahimi është shprehur se nuk ndihej mirë dhe për këtë ajo u dërgua për kujdes mjeksor së bashku me femijën e saj në repartin e Kirurgjisë Elbasan, pasi ajo në trup kishte shenja dhune. Rasti në fjalë tregon edhe një herë tjetër problemet e rënda që po kalon familja, ku rasti i Elbasanit tregon më së mirë vështirësitë dhe mentalitetin e ulët.Në rëfimin që disponon "Shqiptarja.com" E.Ibrahimi tregon se është e martuar me H.Ibrahimi dhe kjo martesë ka ndodhur një vit më parë. Ibrahimi rezulton të jetë i dënuar për akuzën e "mbajtjes pa lejë të armëve të ftohta", dënim për të cilin ai është ekstraduar nga Gjermania. Nga kjo martesë ka ardhur në jetë vajza e tyre, që në 11 shtator bën 4 muajsh. E dëmtuara E.Ibrahimi tregon si më poshtë se "...që nga koha që jam martuar me H. unë jam dhunuar psikologjikisht nga të tre perosnat, burri, vjehrri dhe vjehra.

Ajo shpjegon se në 6 shtator 2019 jam dhunuar fizikisht nga burri im nga vjerra dhe nga vjerri...". Gjithmonë sipas dëshmisë së saj rreth orës 19:00 i kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit për të marë ujë pasi donte të lante fëmijën dhe në atë moment vjerra A,i kishte thënë të shoqit të vetë G. se pse nuk u ngrite ti për të mbushur ujin fëmijës, ndërkohë vjehrri i ka bërtitur nuses, ku i thotë se "...pse nuk ma kërkove mua të mbush ujin e fëmijes..." dhe u largua me mbush ujë duke perplasur derën, ndërkohë vjehrra A. po më thoshte "...oj plehër..." ndërsa unë bëra sikur se dëgjova dhe mora vajzën dhe shkoj që ta laj ndërsa bashkëshorti H. dëgjonte dhe nuk fliste asnjë fjalë. "...në kohën që unë shkoj në dhomë me la fëmijën vjehrri mbylli derën duke më bërtit dhe u afrua për të më qëlluar, unë hapa derën dhe i thirra bashkshortit në këtë moment vjen bashkëshorti së bashku me vjehrrën nga kuzhina dhe vjehrri ma mori fëmijën nga dora dhe ja dha vjehrrës ndërkohë më kapi për fyti duke më thënë "...do të q... r... kam për të vrarë...".

Në kohën kur vjehrri më kapi prej fyti burri më mbante prej duar nga mbrapa në këtë kohë burri më lëshon duart dhe shkon te vjehrra se fëmija po qante shumë. Në këtë moment vjerri më përplasi për tokë aty mora goditje në kokë, jam ngrit me shkuar te dera kryesore e shtëpisë me dalë me kërku ndihmë por vjehrra e mbylli derën kryesore me çelës në këtë kohë vjehrri vjen dhe më përplas sërish në dysheme, unë isha duke u ngrit dhe vjen burri im e më kap prej flokësh dhe me ngrenë në këmbë në këtë kohë vjehrra fillon dhe më godet me shuplaka dhe pikërisht në këtë moment, u kam ikur nga duart dhe jam mbyllur te dhoma e gjumit dhe kam njoftuar policinë te numri 129 dhe kam kërkuar ndihmë. Kam pritur e mbyllur në dhomë deri sa erdhi policia dhe më dha ndihmë ku së bashku me ata të tre unë erdha në polici. E dëmtuara E.Ibrahimi ka shpjeguar se shkak i këtij sherri ka qënë se ajo i kërkoi ujë për të larë fëmijën burrit dhe jo vjerrit, shkak tjetër beson se është dhe fakti se unë i kam bërë me dije familjes dhe njerëzit e mi, për dhunën psikologjike dhe presjonet që kanë ushtruar ndaj meje sistematikisht këta tre persona që prej një viti dhe që përfundoi sot me dhunë fizike.Lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë, ku tre anëtarët e një familje keqtrajtojnë në prezencë të fushnjës 4 muajshe nusen e tyre, policia e Elbasanit ka arrestuar babë e bir G.Ibrahimi dhe H.Ibrahimi, të cilët pritet të dalin këtë javë para gjykatës së Elbasanit për tu njihur me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria e Elbasanit. Ndërkohë vejhrra e të dëmtuarës do ndiqet në gjëndje të lirë për akuzën e "Dhunës në familje".

Ndërkohë pas dhunimit nga tre anëtarët e familjes, e dëmtuara E.Ibrahimi ka shfaqur kërkesën në polici që të streohej në banesën e prindërve të saj, pasi në shtëpinë e burrit nuk e ndjente veten të sigturt. Në vijim të hetimeve policia e Elbasanit ka marë në pyetje dhe babain e të vajzës së të dëmtuar, i cili ka pohuar se është telefonuar nga e bija duke i treguar se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij vajza i ka thënë:"...më kanë rrahur vjerri me vjehrrën dhe burri, dy e kishin mbajt dhe një e rrihte...e kanë rrahur që të tre me rradhë ndërkohë që e rrihnin dhe e kanë kërcënuar...". Sipas tij e bija i ka vënë në dijeni dhe për dhunë psikologjike që ka pas prej tyre ku ndërmjet dhunës psikologjike, ajo ankohej se dhe e fynin me fjalë fyse të llojeve të ndryshme. "...para një muaji rreth datës 7-8 gusht unë kam taku krushkun G. me gjithë dhëndrrin H. në Tiranë ku i kam kërkuar shpjegime për situatën nën dhunë psikologjike që e kishin vënë vajzën time dhe ata më kanë kërku falje dhe më premtuan se nuk do të ndodhi më një situatë e tillë. Por me sa shof kjo situatë jo që nuk u përsërit por përfundoi në dhunë fizike...".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 09/09/2019 15:36

    Shyqyr qe policia eshte pergjigjur ne kohe! Shyqyr qe nuk e kane vrare dhe ju ka shpetuar para se tju thonin ishte aksident! Po perse vendosni te beni femije kur e dini si jeni? Po femija i sapo ardhur ne jete c'fare faji ka?! Djali i llastuar nga prinderit (pak rendesi ka nga fshati apo qyteti edhe Qytetaret vrasin), prinderit i krehin bishtin djalit. Te treve burg me Vjehrren ne krye - moral nuk do te thote vetem kur "tradheton" Moral eshte edhe sjellja/miresjellja ne familje, ta dish vendin ku te takon mos te nderhysh ne punet e nje cifti....po kujt ti thuash.

    Përgjigju
  • Mili: 08/09/2019 19:41

    Fshatarë të pazhvilluar neandërtalë. Kanë mbetur po njësoj si në shpellë.

    Përgjigju
  • Loti: 08/09/2019 18:03

    Medalja ka gjithom dy faqe. S ka lidhje shpellari apo prapambetja shoqerore, dhuna ne familje ndodh dhe ne vendet me te perparuara ne bote. Mashkullit sot i ka mbet veç forca fizike. Po e perdore, je i keq, po s e perdore behu si kta qe tregojne modernizmin neper bote por qe s dine ta shpjegojne pse 60-70% e cifteve ndahen dhe pse duan njeri tjetrin. Shpjegoni pse ne Amerike djali vjen nga shkolla dhe te perqafon "shyqyr qe s jemi si Ryan me dy pale prinder". Familjes sot i mungon struktura(kush flet, kush degjon) dhe dinamikat nuk jan te qarta(burri sot s e di rolin e vet ne familje, te ngre zerin ja quajne presjon psikologjik, te ngre doren e quajne neanderthal).

    Përgjigju
    • lola: 09/09/2019 15:18

      o pler edhe ti i till je ndyrsire

    • Ema: 08/09/2019 22:43

      Ik more idiot.Edhe ti si puna e ketyre je felliqesire

    • Shpel: 08/09/2019 18:44

      Ky shpjegim i lotit tregon se dhe shpellaret perpiqen te filozofojne

  • Arbëri: 08/09/2019 16:40

    Shpellarët e mjerë...!!!

    Përgjigju
  • bani: 08/09/2019 16:30

    turq komplet kta elbasansit, mullallare!

    Përgjigju
  • e pabesushme ,kaluar cdo kafsherie: 08/09/2019 15:28

    s'kam fjal, per te komentuar kte kafsheri shif kafsherine e politikes dhe kupton se cndodh ne ate shoqeri

    Përgjigju
  • lola: 08/09/2019 15:07

    Kafsheri, derr fshataresh, injorance, ndyresira, plera eshte fatekeqesi qe keta te quhen njerez.

    Përgjigju
    • Noyzi: 08/09/2019 16:38

      Ska lidhje fshatari ktu se mund jesht qytetar po je super injorant

  • Shtet gabelsh: 08/09/2019 14:26

    Me siguri jevgj Elbasani

    Përgjigju
    • Lulli: 08/09/2019 15:43

      Kafshëri hesapi

  • Sunit iliro pellazg: 08/09/2019 14:23

    Duam te hyme dhe ne Europe me sunit barbar hahahahahahaha,beni kerkese te bashkoheni me baba erdogan

    Përgjigju
    • Fredi: 10/09/2019 08:04

      Ik ore baj gë!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja