Trajneri i Realit të Madridit në një intervistë për France Football, revista që mundëson çmimin "Topi i Artë" bashkë me FIFA-n ka shprehur edhe njëherë tjetër mbështetjen për Cristiano Ronaldon.
Murinjo ka dalë hapur kundër argjentinasit të Barcelonës, Lionel Mesi duke deklaruar se është e pamundur që një futbollist që nuk ka fituar asgjë me ekipin e tij të fitojë trofeun prestigjoz.
"Mesi nuk ka fituar asgjë në Ligën e Kampioneve dhe La Liga, ndërsa Ronaldo fitoi kampionatin më të fortë në botë dhe një fakt i tillë duhet të merret në konsideratë. Nëse Ronaldo nuk fiton trofeun, atëherë kjo ndodh sepse ai nuk është shumë simpatik për ata që e votojnë, ose sepse nuk ju kërkon falje shokëve të ekipit publikisht në media, por në dhomat e zhveshjes" shprehet portugezi.
Në garë për të fituar "Topin e Artë" këtë edicion janë Ronaldo, Iniesta dhe Mesi. Aktualisht listën e udhëheq Mesi i ndjekur nga Ronaldo dhe Iniesta.
/Shqiptarja.com