PRISHTINË, 19 Dhjetor /ATSH/.- Ministri i Financave në Qeverinë e re të Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim sot me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për rritjen e investimeve dhe përkrahjen e bizneseve në mënyrë të ndërsjelltë.
Ambasadori shqiptar Minxhozi e falënderoi ministrin Hoti për pritjen dhe e uroi atë për funksionin e ri.
Ai gjithashtu u shpreh se Qeveria shqiptare është e përkushtuar që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si në aspektin ekonomik edhe në atë politik./m.m/












