Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, tha se edhe pas më shumë se 20 vjetëve, familjarët e të pagjeturve s’kanë përgjigje për më të dashurit e tyre që u zhdukën me dhunë në luftën e fundit.

Ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twiter ka shkruar se duhet të bëhet më shumë për të siguruar drejtësi dhe për ta përfunduar çështjen e personave të pagjetur.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 viteve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, ka shkruar ambasadori Hovenier.


Lajmi kryesor:

23 vite nga masakra në Mejë, Osmani: Familjarët ende në pritje të të zhdukurve, të ndëshkohen autorët! Hovenier: Të garantojmë drejtësinë