
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se SHBA-ja “po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës” ta qetësojë situatën në veri.
I pyetur për sanksionet potenciale që mund t’ia vendosë SHBA-ja Kosovës për moskoordinim me të, Hovenier tha se “ka pasur disa pasoja, por shpresoj ta kalojmë [këtë situatë] që të mos ketë pasoja të tjera”.
“Nuk jam në pozitë të them (çfarë mund të jenë pasojat e tjera). Por, SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier.
Ai shtoi se i takon Qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë, dhe jo SHBA-së.
Si pasojë e parë për situatën e krijuar në veri të vendit, ambasadori Hovenier bëri të ditur më 30 maj se "stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund" për Kosovën.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, Franca dhe Gjermania kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 4 komunat! Osmani: Të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.9%
-
E gabuar
44.2%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 2147
Lajme të tjera
-
Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë detyrime të reja
22 Shtator, 19:24
-
Begaj për 'VOA'-n: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim
22 Shtator, 18:35
-
Begaj i kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës
22 Shtator, 16:43
-
Arrestimi i tre serbëve në Kosovë, Sveçla: Hedhja e granatës në veri shenjë revolte
22 Shtator, 11:51
-
Rikthehen tensionet në veri të Kosovës? Shpërthim në Mitrovicë
22 Shtator, 08:50
-
Bajram Begaj në Asamblenë e OKB: Platformë unike për bashkëpunim global! Njihni pavarësinë e Kosovës
21 Shtator, 21:43
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
Rusia publikon listën e vendeve mike për shkëmbime financiare! Pjesë edhe Serbia
21 Shtator, 20:10
-
Osmani: Biden dha garanci për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën
21 Shtator, 18:41
-
BE: Asociacioni të nisë menjëherë, pa vonesa dhe kushte
21 Shtator, 17:59
-
Shqipëria dhe Kosova në BE më 2030, mes ëndrrës dhe demagogjisë?!
21 Shtator, 16:34
-
Kosovë/ Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri, çfarë po ndodh me hetimet?
21 Shtator, 14:49