Hoxha i INUV i pandehur, prishi
e lejoi ndërtime në shkelje të ligjit

Hoxha i INUV i pandehur, prishi<br />e lejoi ndërtime në shkelje të ligjit
TIRANE - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dërgon për gjykim kërkesën ndaj 5 zyrtarëve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Bashkia Tiranë, përfshirë edhe Kryeinspektorin Florenc Hoxha, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu, për gjykim janë dërguar edhe tre shtetas, të akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”, të cilët kanë ndërtuar pa leje, në pronë publike dhe të pashqetësuar nga inspektorët e INUV, të marrë të pandehur, të cilët nuk kanë vepruar kundër paligjshmërisë, pavarësisht detyrës.

Hetimi ndaj Kryeinspektorit të INUV, Bashkia Tiranë, Florenc Hoxha, ka nisur në bazë të katër kallëzimeve të ndryshme, të ardhura në Janar 2013 dhe në periudhën Shtator-Tetor 2013. 

Të akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”
1. Florenc Hoxha
2. Shkelzen Hoxha
3. Sulo Sofia
4. Irilind Topi
5. Artan Noka 
6. Avni Laci
7. Arben Rushiti
8. Lavdosh Hasani

Kallëzimet ndaj Florenc Hoxhës
Kallëzimi i parë është bërë nga një shtetas, i cili ka pretenduar për veprime të kundërligjshme nga ana e INUV, Bashkia Tiranë, kundër pronës së tij që e ka fituar sipas ligjit. Nga hetimi i këtij rasti, rezultoi se, me urdhër të të pandehurit është prishur objekti në emër të kallëzuesit, pavarësisht se kishte vendim gjykate të formës së prerë,që e pengonte INUV-in të ndërhynte.

Kallëzimi i dytë është bërë nga një shtetas, i cili ka pretenduar se, pavarësisht disa denoncimeve që ka bërë kallëzuesi pranë INUV-in për një ndërtim pa leje pranë pronës së tij, kjo strukturë nuk ka ndërhyrë. Problematika që ka prezantuar shtetasi kallëzues pranë INUV-it është konstatuar edhe nga ky i fundit. Por, nga hetimi rezultoi se, në cilësinë e Kryeinspektorit, i pandehuri Hoxha nuk ka marrë masat për prishjen e këtij objekti në momentin e konstatimit dhe që ishte në ndërtim. Aktualisht, ky ndërtim tashmë është funksional.

Kallëzimi i tretë është dorëzuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranë, e cila ka administruar të dhëna nga ana e qytetarëve të ndryshëm, të cilët referonin raste të ndërtimeve të paligjshme. Nga hetimi rezulton se për këto raste, INUV ka bërë konstatimet e ndërtimeve pa leje, është vendosur masa administrative “gjobë” dhe është urdhëruar pezullimi. Por, pavarësisht këtyre masave administrative, nga hetimi rezulton se Kryeinspektori nuk ka marrë asnjë masë për zbatimin e këtyre vendimeve dhe, si pasojë, ndërtimet e paligjshme kanë përfunduar dhe janë funksionale.

Kallëzimi i katërt është dorëzuar sërish nga një shtetas, i cili pretendon se i është prishur objekti i tij në kundërshtim me ligjin. Nga hetimi ka rezultuar se, objekti i ndërtuar nga kallëzuesi është prishur pa një vendim përkatës, ndërkohë që për këtë objekt ndërtuesi kishte aplikuar për legalizim. Në momentin e prishjes së objektit, nuk kishte një përgjigje nga ALUIZNI nëse e pranonte ose jo kërkesën për aplikim. Tre ditë pas prishjes, poseduesit të ndërtimit pa leje i ka vendosur masën administrative “gjobë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën