Deputeti Hoxha në 'Pa protokoll': Procesi i njëanshëm i zgjedhjeve të Berishës po përçan demokratët! Deromemaj nga Rithemelimi: Është shembullor, shumica që fiton ecën para

TIRANË- Zgjedhjet që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit i udhëhequr nga Sali Berisha, për kryetarët e degëve, po vijon që të mbajë të përçarë demokratët. Këtë pohoi deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i ftuar në emisionin 'Pa Protokoll', i cili tha se ky proces nuk ka silluar për të bashkua demokratët, por për ti ndarë.  Sipas Hoxhës, ndarja e PD-së në grupe i shërben përçarjes, ndërsa shtoi se 34 deputetë që ishin në mbledhjen e grupit parlamentar, nuk ka kanë marrë pjesë në proces.

'Ky draft është i vonuar, ashtu siç është vonuar edhe mbledhja e grupit parlamentar, ajo mbledhje është fryma e cila sot është pjesë e draftit. Fryma e platformës për të bashkuar demokratët. Shumica e deputetëve të PD-së për vetë arsyet, për nisjen e procesit të një anshëm, u shpreh qartë se është një proces i njëanshëm, i cili nuk ka filluar për të bashkuar demokratët, por për ti ndarë dhe përçarë. I gjithë grupi parlamentar, duhet të ishte më aktiv, që kur u largua Basha dhe të shpalosje një platformë. PD nuk e ka luksin të fillojë apo të mbështesë në proces të njëanshëm dhe lë jashtë pjesën tjetër. Ndarja e PD-së në grupe dhe mospërfshirja e të gjithë anëtarësisë, të flasësh për një degë apo për një tjetër, i shërben përçarjes. Unë jam shumë i qartë, nuk dua të diskutoj për gjëra që nuk kanë vlerë. Por kur bëhet një mbledhje e grupit 34 deputetë u shprehën se s'kemi marrë pjesë në proces, se di si përfaqësohet anëtarësia kur një deputet nuk paska dijeni.'- u shpreh Hoxha.

Nga ana tjetër, Genc Deromemaj, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, duke folur për zgjedhjet për anëtarë dege në Selenicë, tha se pjesëmarrja ishte maksimale dhe sipas tij u zhvilluar një proces shembullor. Deromemaj tha se shumica që fiton ecën para, pavarësisht se ka kontestime, pasi kontestime do të ketë gjithmonë.

'Anëtarët e PD-së duhet të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar, situata është e mirë. Janë zhvilluar zgjedhje në degën e Selenicës dhe ka pasur një pjesëmarrje shumë të kënaqshme. Pjesëmarrja ka qenë maksimale, dhe një proces shembullor. Shumica fiton dhe ecën para. Kontestime ka pasur dhe do të ketë gjithmonë. Ne jemi të pozicionuar me PD-në. Alibeaj nuk është kryetari i grupit parlamentar i PD-së'- tha Deromemaj.

Genc Deromemaj ka sqaruar edhe formularin që po plotësojnë demokratët para se të votojnë. Sipas, Hoxhës, ai është një formular i Komisionit të Rithemelimit, por Deromemaj e ka mohuar.

Flamur Hoxha: Pse duhet të firmosin një formular të rithemelimit që të lejohet të votojnë
Genc Deromemaj: Është formulari i anëtarit, jo i anëtarësimit, dhe është formular që plotësohet për arsye të përditësimit
Flamur Hoxha: Kjo bëhet në proces votimi?
Genc Deromemaj: Anëtari ka të drejtë të votojë pasi ka kaluar 6 muaj nga të qenit anëtarë. Pra nuk firmoset ky formulat.
Flamur Hoxha: Firmoset një formula i Komisionit të Rithemelimit
Genc Deromemaj: E keni gabim

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja