Hoxhaj: Kosova e vendosur në
orientimin pro evropian

Hoxhaj: Kosova e vendosur në<br />orientimin pro evropian
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një deklaratë të tij është shprehur se Kosova qëndron e patrëmbur në orientimin pro evropian, dhe pro euroatlantik.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit ( MSA), Hoxhaj u shpreh se në këtë kohë rajoni i Ballkanit dhe pjesë të tjera të Bashkimit Europian (BE), po ballafaqohen me sfida serioze politike dhe rezistencë të mirëfilltë ndaj vlerave evropiane, por Kosova, sipas tij, nuk e ka këtë problem.

“Sot dua të ofroj para jush një pasqyrë të përgjithshme që ndërlidhet me zbatimin e reformave të brendshme, sa i takon MSA-së. MSA-ja ka mundësuar një dialog të strukturuar. Vitin e kaluar kemi pas një takim të Këshillit për MSA-në, të udhëhequr nga Mustafa dhe Mogherini. Ndërsa takimi i sotëm po ndodh 6 muaj më pas. Deri më tani, ne kemi funksionalizuar edhe strukturat shoqërore për zbatimin e MSA-së. MSA-ja nuk është gjë tjetër, veçse një kornizë për politikën, ekonominë,dhe shoqërinë. Në vendet e tjera të rajonit jemi duke parë një zbehje të standarteve demokratike. Kosova në këto 6 muajt e fundit ka shënuar një përmirësim të standarteve demokratike”, ka thënë Hoxhaj.

Kryediplomati Hoxhaj më tej ka folur për liberalizimin e vizave, ku tha se qeveria ka përqëndruar tërë kapacitetin politik për të arritur një konsensus për miratimin e demarkacionit, në mënyrë që qyetarët e Kosovës të lëvizin të lirë pa viza.

Ndërkohe ai ka rikujtuar se Kosova ka pasur volum të madh kushtesh për liberalizim të vizave në krahasim me vendet e tjera.
Ministri Kosovar ka theksuar se në kuadër të përafrimit të politikës, Kosova dëshiron që të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse evropiane duke dërguar pjesëtarë të FSK-së apo të Policisë në misione për menaxhim krizash të BE-së.

Hoxhaj ka shprehur shqetësimin që ende Kosova nuk është  njohur nga pesë vende anëtare të BE-së, të cilat tha se nuk kanë as arsye të brendshme e as të jashtme për mosnjohje.

Hoxhaj nuk ka harruar të përmënd edhe rastin e Ramush Haradinajt në Francë, duke thënë se është një akt provokues dhe i papërgjegjshëm i Serbise në raport me Kosovën.

Në përfundim Hoxhaj ka thënë se “ Dua t’i ftoj vendet e BE-së që të mos bien pre e Serbise, duke i ndaluar liderët e Kosovës, përmes flet arresteve të rrejshme”.

Redaksia online

D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë