PRISHTINË, 4 Mars/ATSH/.- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, po qëndron në Bruksel ku së bashku me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, kryetaren e Komisionit për Integrime, Teuta Sahatçija dhe gjeneralin Kadri Kastrati kanë vizituar selinë e NATO-së dhe janë takuar me zyrtarë të lartë të këtij institucioni.
Në një postim në Facebook, ish ministri Hoxhaj ka thënë në NATO se ekziston përkrahja për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.
"Duhet theksuar se është një mbështetje e mirëfilltë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura vecanërisht nga shtetet kryesore anëtare dhe vendimmarrësit e saj", shkruan Hoxhaj.
Më tej, Hoxhaj i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të mos vonohet në marrjen e vendimit për themelimin e FAK-së, në mënyrë që Kosova të bëhet me ushtri.
Vizita e Hoxhajt dhe një grupi vendimmarrësish nga Kosova në selinë e NATO-s po bëhet me organizimin e misionit të SHBA-së në këtë organizatë./KosovaPress/k.s/












