Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edward Nalbandian, të cilin e ka informuar për zhvillimet dhe progresin në Kosovë.
Hoxhaj ka shprehur nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë në çështjet multilaterale, veçanërisht disa çështje me interes të përbashkët që pritet të adresohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë këtij muaji.
Të dy ministrat janë pajtuar për të intensifikuar edhe më tej komunikimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, thekson njoftimi i MPJ-së kosovare.
Hoxhaj e ka takuar homologun nga Armenia, Nalbandian, vitin e kaluar në New York, ndërsa një takim tjetër pritet të ndodhë gjatë këtij muaji në OKB./ATSH/
/Shqiptarja.com