'Hoxton Academy' diplomon inxhinierët e parë në teknologjinë e Informacionit, Veliaj: Sfida jonë, të kemi 10 mijë kodues në Tiranë

Digjitalizimi i shërbimeve, por edhe rritja e kërkesës në treg, ka bërë që shumë prej të rinjve shqiptarë të orientohen drejt teknologjisë së informacionit dhe kodimit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 30 inxhinierëve të parë në degën e zhvillimit të softuerëve nga “Hoxton Academy”. Ai u shpreh se falë nismave për digjitalizimin e shërbimeve, në pak vite, Shqipëria renditet në vendin e 17 në botë për ofrimin e shërbimeve online.

“Përpara pak vitesh, turpëroheshim kur lexonim raportet që na rendisnin në vendin e 127-të në botë për dije digjitale dhe për atë që quhet ofrimi i shërbimeve online. Raporti i para një jave na vendosi të 17-tët – kjo do të thotë se bëhet! Unë besoj se ky vit dhe viti që vjen është pika e kthesës”, theksoi ai. Veliaj u shpreh se sfida është që të kemi 10 mijë kodues në Tiranë. “Sot në Tiranë kemi 4700-4800 kodues, por nëse arrijmë në 10 mijë kodues në një apo dy vitet e ardhshme, do të thotë se 1% e popullsisë së Tiranës mund të shëerbejë si ajo ‘majaja’ që fryn bukën, për të kryer kapërcimin e nevojshëm nga call-center në data-center”, deklaroi Veliaj.

1651584644_78a6719f8b3745bea3fe50551d174145.jpg

Kryebashkiaku tha se bashkia po negocion me shumë akademi të njohura kodimi në botë, për të sjellë eksperiencën e tyre në Tiranë.

“Ne e humbëm revolucionin industrial dhe nuk bëjmë dot as Audi, as Mercedes. Është më mirë ta pranojmë këtë fakt dhe të bëjmë një kërcim, të kapim industrinë e teknologjisë së informacionit. Ne po bëjmë negociata me “Factory Berlin”, vendi që inkuboi Soundcloud dhe Gorillas etj, dhe shpresoj të jemi aleatë për kapur këtë target që i kemi vënë vetes, që 1% e popullsisë së kryeqytetit të jenë zyrtarisht inxhinier softuerësh, kodues, sepse është e ardhmja”, theksoi Veliaj.

Pas gjashtë muajsh trajnim me profesorë të klasit Botëror, të cilët kanë trajnuar inxhinierë softueri nga kompani të shquara si Amazon, Apple, Netflix dhe Facebook, tashmë të diplomuarit e “Hoxton Academy” janë gati të fillojnë punën me disa prej kompanive më të njohura shqiptare e ndërkombëtare në fushën e zhvillimit softuerik për dy vitet ardhshme.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ed Sateli dhe Erion Instalacioni: 03/05/2022 15:39

    O zot na ruaj nga budallenjte !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar