HRW: OKB duhet të kompensojë të
helmuarit me mbetje plumbi në Kosovë
Organizata për të drejtat e njeriut "Human Rights Watch", me seli në Shtetet e Bashkuara, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të kompensojnë individualisht pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë, që kanë pësuar nga qëndrimi në një zonë të kontaminuar në veriun e Kosovës pas luftës së vitit 1999.
Organizata për të drejtat e njeriut "Human Rights Watch", me seli në Shtetet e Bashkuara, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të kompensojnë individualisht pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë, që kanë pësuar nga qëndrimi në një zonë të kontaminuar në veriun e Kosovës pas luftës së vitit 1999.
Në një raport të kësaj organizate të publikuar të enjten, thuhet se dështimi i OKB-së për të kompensuar viktimat e helmimit me mbetje të plumbit, i ka lënë familjet të vuajnë në përpjekjet e tyre për përkujdesje.
Afërsisht 600 pjesëtarë të komunitetit rom, që ishin larguar nga shtëpitë e tyre pas luftës së viteve 1998-1999, ishin vendosur në kampe të improvizuara të administruara nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, në Zhikoc, Çeshminlug, e Osterode në veriun e banuar me shumicë serbe, afër kombinatit metalurgjik Trepça, përkatësisht në zona të ndotura me mbetje industriale.
Human Rights Watch, thotë se bazuar në intervistat me viktimat e kontaminimit, mjekë, avokatë dhe organizata që mbështesin komunitetin rom, “shumë nga të prekurit, përfshirë fëmijët po përballen me një mori problemesh shëndetësore, përfshirë edhe sëmundjet e veshkave e humbje kujtese - të gjitha efekte afatgjata të helmimi me plumb".
Kampet janë braktisur përfundimisht në vitin 2010 dhe banorët janë vendosur në zona tjera, pjesa më e madhe në pjesën jugore te Mitrovicës, të banuar me shumicë shqiptare.
Organizata kujton se Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në vitin 2016 kishte thënë se Kombet e Bashkuara duhet të kompensojnë pjesëtarët e komunitetit rom që kishin qëndruar në kampe. Në një vendim të atij paneli thuhej se "Kombet e Bashkuara duhet të kërkojnë ndjesë publike dhe të ofrojnë kompensim për dëmtimet materiale e morale".
Por, thuhet në raport, pavarësisht rekomandimeve, Kombet e Bashkuara në muajin maj thanë se do të krijojnë një "fond vullnetar të mirëbesimit" për të mbështetur projektet për ndihmë komuniteteve rome, ashkali e egjiptase, por pa kërkuar falje publike dhe pa marrë përsipër përgjegjësinë, shkruan Zeri i Amerikes.
“OKB-ja duhet t'i jap fund injorimit të këshillave të ekspertëve të saj dhe të kompensojë njerëzit që vuajnë dëmtime afatgjata dhe vështirësi për shkak të mangësive të OKB-së", tha Katharina Rall, hulumtuese e mjedisit në Human Rights Watch. “Si mundet OKB-ja të ushtrojë trysni mbi qeveritë që të marrin përgjegjësinë për shkeljet e tyre, nëse nuk e bën gjënë e duhur për dëmet që i ka shkaktuar vet".
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
29.6%
-
Keq
49.6%
-
Nuk e di
20.9%
Vota total: 115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste
8 Gusht, 22:52
-
Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon
8 Gusht, 22:41
-
Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO
8 Gusht, 22:20
-
Sëmundjet e zemrës, hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar rrezikun
8 Gusht, 22:19
-
Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur
8 Gusht, 22:05
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05