Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar, në parim, marrëveshjen e huasë, “ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të investimit në sektorin e ujit”.
“Projekti i Investimit në Sektorin e Ujit, që sipas kësaj marrëveshjeje do të financohet tërësisht nga Banka Botërore (IBRD), nëpërmjet një huaje në vlerën 62. 500.000 Euro, ka si objektiv
përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Durrës (NUKD)”, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria mbrëmjen e sotme.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)