TIRANE- Afro 202 milionë euro ka arritur të sigurojë, në formin e borxhit të jashtëm, ministria e Financave gjatë tre muajve të dytë të vitit, prill-qershor. Sipas statistikave të Drejtorisë së Borxhit pranë këtij dikasteri, kanë qenë katër financuesit e qeverisë shqiptare për këtë periudhë të vitit ndër institucionet financiare ndërkombëtare, të cilët kanë ofruar në total një shifër të tillë.