Hulk Hogan fiton gjyqin me Gawker
dëmshpërblehet me 115 milion dollarë

Hulk Hogan fiton gjyqin me Gawker<br />dëmshpërblehet me 115 milion dollarë
Ish ylli i wrestling Hulk Hogan ka fituar procesin gjyqsor ndaj revistës online “Gawker”. Kjo media në vitin 2012 kishte shpërndarë një video ku Hogan ishte në shtrat me gruan e mikut të tij më të mirë, Bubba. Gjykata e Floridës vendosi që Hogan do të dëmshpërblehet me 115 milion dollarë për dëm moral.

Avokati i Hogan, David Houston u shpreh se kjo fitore nuk ishte e tija, por e të gjithë atyre që bien viktimë e tabloideve. Përfaqësues të “Gawker” thanë se do ta apelojnë çështjen.

Hulk Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Bollea, është një ish-mundës i famshëm amerikan.
hulk hogan
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'