Një automjet doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit tip BMV humbi kontrollin në afërsi të lagjes "Sake", ndërsa goditja ishte mjaft e fortë çka e dëshmon dëmtimi i murit të banesës por dhe të makinës.
Ndërkohë aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problem mjaft shqetësues në rrugët e Qarkut të Lezhës ku thuajse çdo ditë regjistrohet një i tillë.