Valencia ka zbritur me këmbë në tokë Barcelonën duke i treguar se nuk mund të jetë e pathyeshme. Brenda në stadiumin legjendar ‘Camp Nou’ ekipi katalanas është mposhtur me rezultatin 2-3 nga Valencia duke shokuar të besuarit e trajnerit Martino që ishte përgatitur për suksesin e radhës.

Presioni i Realit të Madridit dhe Atletikos duke se ka ndikuar te kampionët e Spanjës që të humbasin përqendrimin duke humbur një ndeshje të rëndësishme dhe për më tepër në shtëpi. kJo, ishte humbja e dytë e Barcelonës në këtë edicion në kampionat.

Ndeshja nisi e mirë për vendasit që shënojnë me Sancez, por Parejo barazon në fund të pjesës së parë. Me fillimin e fraksionit të dytë miqtë surprizojnë edhe një herë me Piatti-in, por katalanasit barazojnë me një penallti që kthehet në gol nga Mesi, por Valencia nuk u dorëzua duke kaluar në avantazh me Alcacer.

Këtu fillojnë vështirësitë për Barcën që duhet të bëjë llogaritë edhe me një lojtar më pak, pasi Jordi Alba del me te kuqe. Deri në fund miqtë ruajnë avantazhin duke vendosur qetësinë në ‘Camp Nou’. Tashmë pritet reagimi i Realit dhe Atletikos që kanë mundësi të marrin kryesimin.

Kampionati italian
Milani ka barazuar me Torinon me rezultatin 1-1 në shtëpi. Përpara në avantazh ka kaluar Torino me Immobile, ndërsa ka barazuar blerja e re, Rami.

Surpriza e javës në Seria A ka qenë humbja e ekipit të Fitorentës jashtë fushe me Kaljarin me rezultatin 1-0.

Fiorentina kërkonte me cdo kusht fitoren për të arritur sa më pranë vendeve të para të renditjes, por janë hasur në një pengesë të papritur që u ka shkaktuar humbjen.

Rezultatet e plota
Bologna 0 - 2 Udinese
Cagliari 1 - 0 Fiorentina
Milan 1 - 1 Torino


Kampionati anglez
Kampionati anglez i futbollit vazhdon që të dhurojë rezultate surprizë nga njëra javë në tjetrën. Këtë herë ka qenë radha e Stoke City për të befasuar ‘Djajtë e kuq’ duke i mundur me rezultatin 2-1.

Adam ka qenë heroi i Stoke-s duke shënuar dy gola dhe bërë të pavlefshëm golin e holandezit Van Persi për Manchester United.

Surprizë ka qenë edhe humbja e Newcastle-s në shtëpi nga Sunderland. Totenhemi nuk po arrin që të dalë te rezultate pozitive, pasi ka barazuar me Hull-in jashtë fushe 1-1.


Rezultatet e plota
Newcastle United 0 - 3 Sunderland
West Ham United 2 - 0 Swansea City
Cardiff City 2 - 1 Norwich City
Everton 2 - 1 Aston Villa
Fulham 0 - 3 Southampton
Hull City 1 - 1 Tottenham Hotspur
Stoke City 2 - 1 Manchester United

Kampionati gjerman
Bayer Leverkusen ka bërë detyrën duke fituar përballë VfB Stuttgart 2-1 dhe iu afruar kampionëve të Mynihut 10 pikë pas, por me  një ndeshje më shumë.

Ecuria e mirë e këtij edicioni e parashikonte një fitore të ‘aspirinave’, pasi VfB Stuttgart nuk po kalon një moment të mirë.

Në Bundesligë fitore kanë shënuar edhe Hoffenheim, Mainz dhe Schalke 04, por e befasishme ka qenë humbja e Werder Bremen përballë Augsburg.

Rezultatet e plota
Augsburg 3 - 1 Werder Bremen
Bayer Leverkusen 2 - 1 VfB Stuttgart
Hoffenheim 3 - 0 Hamburger SV
Mainz 05 2 - 0 Freiburg
Schalke 04 2 - 1 Wolfsburg

Kampionati shqiptar i futbollit

Gjyqtarët bëhen sërish protagonistë në ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit duke përcaktuar edhe rezultatin e ndeshjes. Një gjë e tillë ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Kavajë mes Besës dhe Laçit, në minutën e 68, gjyqtari Jorgji anuloi një penallti të rregullt në favor të ekipit të Besës, që u shndërrua në gol nga Sefa.

Sulmuesi pas ekzekutimit të saktë të penalltisë mori topin dhe filloi të festojë, por në mënyrë të çuditshme, Enea Jorgji anuloi golin. Në këtë vendim, Jorgji mund t’i jetë referuar mashtrimit në hapin e fundit, por Sefa nuk ka bërë asnjë tentativë për të mashtruar portierin e Laçit në, kështu që vendimi i gjyqtarit mbetet i pashpjegueshëm.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 2-2, ndërkohë që skuadra laçiane e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë pas daljeve më të kuq të Ofoje, Danaj dhe Sefgjinit. Ndeshja kryesore e javës me Partizanit dhe Kukësit ka përfunduar me rrjeta të paprekura duke i dhënë mundësi Skënderbeut që të shkëputet në krye nëse do të arrijë që të fitojë sot përballë ekipit të Vllaznisë në Korcë.

Për t’u kthyer te ndeshja e e ‘Qemal Stafës’, dy ekipet zhvilluan një ndeshje me nivel mbi mesatar duke realizuar deri diku edhe pritshmëritë e tifozëve të kuq, por edhe të Kukësit që kishin udhëtuar nga verilindja për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Sytë e të gjithëve ishin te blerjet e reja, pasi të dy ekipet thuajse ishin riformatuar pas merkatos së dimrit. Te Kukësi spikati më shumë Izucuku, por që nuk arriti të finalizonte me sukses rastet e krijuara. Ndërsa Partizani tregoi se është një konkurrent i denjë për titull, por blerjet e reja duhet të ambientohen akoma më shumë me lojën. Pas barazimit, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë në renditje, Kukësi mbetet në vendin e katërt.

Ndërsa trajnerët e dy ekipeve u shprehën të kënaqur me pikën. Hasan Lika u shpreh se”Në pjesën e parë ishim shumë pasive në lojën tonë, më tepër se c’duhet të tërhequr. Pjesa e dytë ishin më e mirë, pasi arritëm që të krijonim shumë raste, duke rritur edhe nivelin e lojës”.

Ndërsa Shensoji deklaroi se” Jam i kënaqur me pikën që morëm përballë Partizanit, pasi në futboll nëse nuk arrin që të marrësh maksimumin duhet të kënaqesh edhe me barazimin”. Tirana e ka nisur me një barazim të thatë ngritjen nga vendi i fundit në renditje. 24 herë kampionët e vendit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në Krujë përballë Kastriotit, pavarësisht se krijoi disa raste për shënim, por sulmuesit nuk u treguan të saktë para portës.

Rezultatet e plota
Partizani-Kukësi   0-0
Kastrioti-Tirana 0-0
Besa-Laci  2-2
Nesër
Bylisi-Flamurtari   13:00
Skënderbeu-Vllaznia   13:00
Teuta-Lushnja   17:00