Humbën 12 orë në det, Marku:
Telefonuam 129, nuk u përgjigjën
DURRES/ Ishte planifikuar të ishte një shëtitje e bukur në mes të detit, por është kthyer në ankth për familjarët e 3 adoleshentëve 16 vjeçari rrëfen për A1 Report aventurën në det të hapur me 2 shokët e tij. (Foto: Vilson Marku)
DURRES - Ishte planifikuar të ishte një shëtitje e bukur në mes të detit, por është kthyer në ankth për familjarët e 3 adoleshentëve nga Spilleja e Durrësit.
Pasditen e së dielës (dje) rreth orës 16:00 Florian Gjoka 17 vjeç, Oreld Nikolli 16 vjeç dhe Vilson Marku,16 vjeç i kanë marrë me qera një varkë me pedale nga zona e bregdetit të Kallmit dhe kanë dalë për shëtitje në det të hapur.
Kur kanë kaluar disa orë dhe familjarët kanë parë që adoleshentët nuk po ktheheshin prindërit e Florianit janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë Qarkut, për të njoftuar për largimin e tre adoleshentëve.
Denoncimi është bërë mbrëmjen e së dielës 25 gusht, rreth orës 22:00.
Policia e Durrësit informoi sot se kërkimet kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe vetëm mëngjesin e sotëm, është bërë lokalizimi i vendndodhjes së mjetit lundrues së bashku me të rinjtë të zonën e bregdetit të Sektorit Rinia, të cilët rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore. Bashkë me policinë kufitare u angazhua edhe Guardia di Financa.
16 VJECARI RREFEN AVENTUREN NE DET16 vjeçari Vilson Marku tregon për A1 Report si nisi dhe si përfundoi aventura.
“Ne u nisëm për nje shëtitje me varkë në sektorin Rinia, rreth pasdites, ishim tre shokë kishim marrë birrë dhe ushqime me vete. Unë kisha harruar celularin në shtepi ndaj nuk munda të lajmëroja familjen time.Ne pa e kuptuar shkuam pak më larg se sa duhet, u përpoqëm të lidhemi me familjet por ceulari nuk kishte valë. Ne vumë re se kishim shkuar shumë larg dhe pastaj morëm rrugën e kthimit.I kemi rënë 129 po nuk na ka dalë nga ora 00:00 nja dy tre herë pastaj erdhëm vetë. Rreth orës 05:00 të mëngjesit u kthyem në tokë në sektor “Rinia” kur erdhen dhe na gjetën edhe familjarët tanë. “
Pas gati 12 orësh të humbur tre adoleshentët u gjetën sot në mëngjes pranë plazhit në sektorin ”Rinia” të Durrësit.
(Foto: Vilson Marku, një nga 3 adoleshentët që humbën 12 orë në det)
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08