Humbën zgjedhjet, Partia e Lirisë: Krimi nën komandën e Ramës shkatërroi zgjedhjet! Do mbrojmë votën me çdo çmim

 

Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, i qëndroi argumentit se më 14 maj pati votime nën terrorin e mafies së pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, që sipas tij nën tutelën e kryeministrit Rama, shkatërruan zgjedhjet.

‘Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota. Ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, nëpunës bashkie dhe punonjës të administratës publike, grupe kriminale dhe banditë lokalë, deri edhe oligarkë, mësynë drejt qendrave të votimit dhe bënë presion hapur ndaj çdo votuesi, komisioneri dhe numëruesi. Mijëra njerëz u kërcënuan në pragun e shtëpisë dhe në qendrat e votimit për të mos votuar opozitën. Komisionarë dhe vëzhgues u rrahën barbarisht.

Grupet kriminale dolën hapur në krah të “Rilindjes” dhe Policia bënte sehir jo vetëm duke mos reaguar por edhe duke braktisur ditën e zgjedhjeve të gjitha qendrat e votimit. Mbrojtja e votës është objektivi ynë madhor dhe të gjithë energjitë tona do të jetë të përqëndruara në këtë proces! Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve, të cilën jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo çmim!’- tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Humbja drastike në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do votëbesohem si kryetar, por pasi të mbrojmë votën e vjedhur


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT