Barcelona pas 20 javësh ka marrë humbjen e parë këtë edicion në kampionatin spanjoll të futbollit nga ekipi i Real Sociedadit.

Blaugranët janë mposhtur me rezultatin 3-2 nga Real Sociedadi në transfertë.

Lionel Messi kaloi i pari në avantazh Barcelonën në minutën e 7' pas një pasimi të Iniestës.

Pedro Rodriguez dyfishon rezultatin në minutën e 25’.

Në përfundim të pjesës së parë Chori Castro ktheu vendasit në lojë pas një asisti të Carlos Velas.

Në pjesën e dytë në minutën e 56’, Barcelona mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Pique u largua me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo ua lehtësoi punën vendasve, të cilët e barazuan rezultatin me Chorin në minutën e 63'.

Goli i fitores erdhi në minutat shtesë (90’+1) nga Imanol Agirretxe duke gjunjëzuar Barcelonën.





Dylber Balla