Louis Tomlinson i 'One Direction' mësohet se do të perfomojë në finalen e ‘The X Factor’ në nder të kujtimit të nënës së tij e cila humbi jetën të mërkurën e kaluar.

Johannah Deakin u nda nga jeta në moshën 42- vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ajo u diagnostikua me një formë shumë agresive të leukemisë që kërkonte trajtim të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm.
 
Dëshira e saj ishte që djali të mos ta linte këngën e për këtë arsye, Tomlinson do të performojë në finalen e ‘The X Factor’ me një prej finalistëve dhe ka vendosur që do të vazhdojë karrierën e tij si solit, pas ndarjes së grupit ‘One Direction’.
 
Johannah Deakin ishte nënë e 7 fëmijëve, Louis Tomlinson 24- vjeç,  Lottie 18 vjeç, Felicite 16 vjeç, binjakët Daisy dhe Phoebe 12 vjeç dhe binjakët Ernest dhe Doris, vetëm dy vjeç. 

[gallery]20097[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)