Zhduket nga Italia 23-vjecarja Sonila Jashari, prindërit: Vajzën e trafikon Gazi nga Elbasani, ata na kërcënojnë me jetë

Familja Jashari ia besoi vajzën gruas nga Elbasani me emrin Silva Shukli, në Itali. Atje, ku Sonila nisi punë si patjalarëse ndërsa kujdesej edhe për një të moshuar. Në telefonatat e para që bënte me familjarët u komunikonte se ishte mirë e stabilizuar. Por pas pak ditësh telefoni i saj rezultoi i fikur. Fill pas kësaj, lindën dhe dyshimet e para se dicka kishte ndodhur me 23-vjecares. Gruaja që strehonte vajzën nga Tirana, njofton familjen se Sonila ishte larguar prej një jave, duke u justifikuar me faktin se mos ndoshta kishte mbërritur në Shqipëri. Pas këtij lajmi që u dha gruaja që strehoi 23-vjecaren në Itali, prindërit nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ akuzojnë vëllanë e saj me emrin Gazi, se është ai personi që mund të ketë trafikuar Sonilën.

Zonja në Itali që do ta mbante quhej Silva Shukli nga Elbasani. Vajza na merrte në telefon dhe na thoshte se ishte mirë dhe punonte. Pas dy javëve Silva, na njofton se vajza ishte larguar. Ajo na pyeti nëse kishte mbërritur në Shqipëri. Ndërkohë që Sonila kishte humbur, Silva na njoftoi një javë më pas. Ne dyshojmë tek vëllai i Silvës, Gazi pasi ai është marr me trafik femrash. Një ditë kishte shkuar me Sonilën për të bërë plazh

Ditën që Sonila Jashari u zhduk, me vete mori vetëm kartën e identitetit, ndërsa pasaportën e la në banesën e gruas nga Elbasani. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, kur një tjetër denoncim është bërë edhe përtej Adriatikut.

Sonila kishte marr vetëm kartën e identiterit me vete, pasaportën e kishte lënë aty. Ato dy javë që vajza ndodhej atje kishte ikur një ditë në plazh me vëllain e Silvës.Ne dyshojmë tek ajo familje, pasi ata na e pritën vajzën, ne nuk ia kishim cuar vëllait të saj. Dyshoj se Gazi nga Elbasanit ka gisht në këtë punë. Kur ne i thamë se do t’i de-vecnonconim, Silva na bëri presion duke na thënë se do të na vriste. Denoncimin e kemi bërë edhe në policinë e Tiranës. Pasaporta e vajzës ndodhet tek Silva. Dua të di vetëm nëse është gjallë’, rrëfen nëna në studion e emisionit ’Pa Gjurmë

Për Sonilën kjo ishte hera e dytë që shkelte në tokën italiane, pasi më parë ajo pasi qëndroi për pak kohë tek kushërira e saj u kthye në Shqipëri. Hajrie e Shefqet janë prindër të tre fëmijëve të tjerë, që sot kërkojnë të dijnë të vërtetën, se ku ndodhet vajza e madhe e familjes Jashari.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini