‘Humbët një muaj kohë më refuzime’, Fidel Ylli thirrje Ligës Profesioniste: Ndaloni bojkotin! (VIDEO)

U miratuan sot në parlament me kërkesë të Fidel Yllit disa ndryshime në ligjin për sportin, që i mundësojnë edhe privatit që investimet në infrastrukturë të takohen vetëm 6%. Duke përfituar nga rasti, Fidel Ylli, i cili është i deleguar i qeverisë për të disktuar me futbollin për katër kërkesat e tyre financiare, bëri thirrje që të tërhiqen  nga bojkoti dhe t’i kthehen fushave.

Sipas Fidel Yllit Liga Profesioniste humbi një muaj kohë me refuzimin e saj për të mos diskutuar me përfaqësuesin e qeverisë, pasi kërkonin vetëm Ramën. Deputeti tha se nuk duhet gabuar në të njëjtën mënyrë me bojkotin.

“Në kuadër të reformës në sport, ka marrë disa nisma ligjore. Nuk jam dakord me një deputet që tha se qeveria po bën këto gjëa për fushatë elektorale. Këto nisma kanë disa muaj në parlament. Duke konsideruar Ligjin e Sportit si më të rëndësishmin ne menduam ta shtronim çështjen për debat në muajin shtator kur fillonte sesioni i ri. Në kuadër të nismave të reja në sport, ka marrë një nismë për të ndryshuar situatën në sport. Njëra ka qenë ndërhyrja në Kodin Penal, sepse ka patur dhunë për të rregulluar situatën në stadiume.

Kemi bërë një ligj për lehtësira fiskale për sa i përket sportistëve elitarë. Sporti ka shqiptar ka 30 vjet që vuan, sepse qeveritë e ka në parë si thelë përmbi bisht. Qeveria Rama ka investuar për sportin sa në 100 vjet shtet shqiptar. 31 milionë euro janë dhënë për infrastrukturë sportive: stadiumet, Tirana Olimpik Park, Qendra Olimpike e Korçës, 64 palestra sportive.

A mund të thotë ndonjëri nga ju që jam i kënaqur me kaq? Jo, nuk jam i kënaqur, por kjo tregon se qeveria e ka futur sportin në prioritet. E ka aset të çmuar në duart e qytetarëve shqiptarë. Kryeministri ka thënë do të investojmë në sport që të ulim shpenzimet në shëndetësi, sepse nuk duhet të përhapet obeziteti në shoqëri, nga alkooli, droga. Këto janë nisma. Kemi një nismë që të gjithë mallrat sportive që vijnë nga importi të mos doganohen. Është një lehtësi e madhe dhe për futbollin se materialet që dërgohen nga FIFA dhe UEFA të hyjnë në territorin tonë pa doganë.

Kemi ligjin 6% TVSH, por kam propozuar që do ta bëjmë dhe për privatët, jo vetëm për klubet. Nuk mund t’i kërkojmë qeverisë të bëjmë stadiume, por dhe privati të ketë mundësi të bëjë në tokën e tij një palestër, pishinë, fushë basketbolli, apo stadium. Më vjen mirë që dhe deputetë të tjerë po flasin për spoortin. Sporti nuk është një garë një kompeticion, është cilësi jete. Prandaj qeveria ka marrë disa nisma, që nuk kanë përfunduar. Kemi Ligjin e Sponsorizimit që jam i pakënaqur dhe sot pas një muaji, FSHF-ja, Liga ka kërkuar që të ulet me të deleguarin e parlamentit dhe qeverisë për të folur me Ligën Profesioniste për faljen e taksave dhe ligjin e sponsorizimit dhe 6% TVSH për produktet e sporitit .u kam thënë se nuj janë me presione dhe bojkotre. Mos humbni kohë se prapë do të vini tek unë dhe ministrja e Financave që ne të arrijmë në zgjidhje. Pas një muaji bojkot, pas parlamentit ,me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, me ministren e Financave do të ulemi që ne të zgjidhim problemet e sportit. Duke zgjidhur problemet e futbollit, zgjidhim dhe problemet e federatave të tjera.

Në Europë nuk kemi vajtur me politikat tona. Nuk kemi vajtur as me ekonomi, as me ndonjë fushë tjetër, por me sport në Europë. Sepse kemi sportista kampionë Europe dhe bote,”- deklaroi deputeti socialist Fidel Ylli.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja