Delfin Musai emigroi që herët drejt tokës helene, bashkë me vëllanë e tij Qazimin. Pasi u kapën herën e parë nga policia  greke, Delfini vendos që të provojë përsëri emigracionin, në vitet 93-94 kur më në fund mbërriti në Selanik. Pas kësaj, 4 vite nuk kontaktoi më me familjen, ndërsa më1998 një letër vjen nga Norvegjia,në adresë të vëllait Qazimit, në të cilën shkruhej:

”Jam Delfini, jam shëndoshë e mirë“, në fund të letrës edhe një numër telefoni. Kur  dukej një dritë jeshile për familjarët lidhur me vendodhjen e mundshme të Delfinit, numri i telefonit rezultoi i pasaktë.

Pas  kësaj informacione kontradiktore dhe ndodhi të çuditshme erdhën në andresë të Delfinit, në Greqi kryesisht, ku pretendohet se është parë në  Kretë, Selanik, Athinë…

Zhdukja e Delfinit vjen si oshëtimë nga deti. Një mister që ai ka lënë pas ,që prej marsit te vitit 1994. Ku ndodhet sot Delfin Musai? A është ai personi që është shfaqur në familje sa herë ka patur diçka të rëndësishme ?

Nipi i tij Edisoni krijoi nje miqësi virtuale me një vajzë, e cila pretendonte se e njihte Delfinin dhe se ky i fundit ndodhej në burg. Edisoni nuk arriti të mësojë asgjë.

Edhe kur dikush po përsërinë facebook i kishte dërguar foto të një personi qën ngjasonte shumë më xhaxhain e tij, përsëri nuk arriti të mësonte asgjë më shumë, përveç dyshimeve se Delfini mund edhe të ketë ndryshuar identitet.

Edhe në vitin 2015 ,nuk u mësua asgjë më shumë, kur në shtëpi trokiti një person i panjohur, i cili u largua me shpejtësi sapo dera u hap, ndërsa hipi me nxitim brenda një makine të zezë. E njëjta makinë, që ndaloi Edisonin pas afro 4 muaj, pasi nëna e Delfinit Ruzhdia, pati ndërruar jetë. Delfini u shfaq në rreshtat e një mesazhi. Nga brenda makinës Edisoni dëgjoi ofshamën e një njeriu,i cili ulur nga pas i tha:

’’Të rroni vetë dhe keni të fala nga Delfini’’.