Humbi 2 ditë më parë, dëshmitarët: 33-vjeçari nga Sukthi u pa afër stacionit të trenit në Tiranë

2 të humbur në 24 orë u denoncuan në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Rasteve i shtohet edhe humbja e një të riu nga Sukthi, denoncim i cili u bë gjatë transmetimit live në emision, nga babai i tij këtë të enjte. Gëzim Shaholli një i ri 33-vjeçar ka humbur mëngjesin e të martës rreth orës 9:00.  

‘Doli paraditen e së martës nga shtëpia. Kishte probleme me shëndetin mendor. Kemi bërë një denoncim në polici. Në jetojmë në Sukth. Është parë pasdite afër stacionit të trenit, në Tiranë, një ditë pasi u zhduk. Djali mjekohej. Ditën që doli nga shtëpia kishte veshur një palë atlete të zeza, një palë xhinse dhe një triko blu. Gëzimi ka një trup të dobët dhe është i gjatë 1.65 cm. Kjo është hera e parë që largohet nga shtëpia", tha i ati.

Gëzim Shaholli jetonte bashkë me babain dhe me nënën e tij, të cilët bëjnë apel për këdo që mund të ketë informacion për 33-vjeçarin.

Ju mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00-17: 30

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë