Furtunë shkarkimesh në Superligë! Pas Lerdës, 'i pritet koka' dhe Shkëmbit

TIRANË- Të gjitha humbjet mund të “përtypen”, por ajo në derbi është diçka që nuk mund të harrohet lehtë. Pas humbjes 1-2 ndaj Tiranës, klubi i Partizanit ka shkarkuar trajnerin Franco Lerda. Ka qenë vetë klubi që ka dhënë njoftimin zyrtar se kanë ndërprerë bashkëpunimin teknikun italian.

"Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive", njofton KF Partizani.

Njoftimi i klubit të Partizanit

Gjithashtu ditën e sotme është shkarkuar edhe Bledi Shkëmbi i Teutës. Ky vendim i drejtuesve erdhi pas humbjes 4-0 nga Kukësi.

"Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi.Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë', njofton skuadra bregdetare.

Njoftimi i klubit të Teutës

Java e 15-të e Superligës shqiptare gjen Kukësin në vendin e parë me 27 pikë, e ndjekur nga Laçi dhe Partizani, kampionia në fuqi. E ndërsa Teuta renditej në vendin e 7-të me 22 pikë.

Renditja e skuadrave në javën e 15-të të Kampionatit Shqiptar

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja