Humbi bashkinë e Mallakastrës me diferencë të vogël votash, Kapllanaj: Shkak bashkëpunimi mes kandidatit të foltores dhe atij të PS-së

Për Agron Kapllanajn, kandidatin e PD-së në bashkinë e Mallakastrës, humbja e tij ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes kandidatit të Bashkë Fitojmë dhe atij të PS-së. Duke analizuar humbjen e tij që erdhi me vetëm 288 vota diferencë ndaj Qerim Ismailajt të PS-së, Kapllanaj tha se votat e dhëna për Resmi Shanajn do t’i jepnin fitoren PD-së nëse ky i fundit nuk do kishte hyrë në zgjedhje.

I ftuar në studion e ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, ai tha se nuk e kishte parashikuar dëmin në këto përmasa, duke shtuar se edhe persona të cilët i kishin dhënë fjalën që do e votonin, kishin votuar kandidatin e Berishës dhe Metës, duke bërë që sipas tij votat të shkonin dëm.

“E kisha parashikuar këtë dëm por jo në këtë përmasa. Kisha kontaktuar edhe ata që votuan kandidatin e Berishës të cilët më kishin premtuar se në 14 maj do votonin alternativën fituese dhe nuk do i çonin votat dëm. Ishte kandidati tjetër që uli frymën dhe një pjesë e qytetarëve nuk dolën të votonin duke menduar se janë 2 kandidatë”- tha Kapllanaj.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Kapllanaj arriti të merrte 5792 vota, kundrejt 6080 votave të Qerim Imsailaj. Diferencë kjo që mund të ishte kapërcyer nga 736 votat që mori kandidati i Bashkë Fitojmë, Resmi Shanaj.

Ish kandidati i PD-së për Mallakastrën tha se edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas mbylljes së votimeve kishte kuptuar se kishte humbur por priste që kandidati i nxjerrë nga foltorja të dilte në shifrat e planifikuara duke i marrë Kapllanajt fitoren.

"Kandidati i PS dhe i foltores takoheshin bashkë dhe mbrëmjen që u mbyllën zgjedhjet. Taulant Balla ka mbledhur shtabin dhe sipas llogarive i ka dalë se kisha humbur. Dhe ka thënë nëse kandidati foltores del me shifrat që presim, e kemi të fituar”- shtoi Kapllanaj.

Duke komentuar edhe pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, ish kandidati i PD-së tha se kishte pasur presione ndaj qytetarëve, të cilëve edhe pronarët e kompanive private u kanë bërë thirrje që mos të shkojnë për të votuar.

Ndërkohë dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së, Kapllanaj e konsideroi si akt lidershipi dhe si standart që duhet vendosur në politkën shqiptare. Ndërsa Berishës i bëri thirrje që të dorëhiqet nga politika dhe t’i hapë rrugë bashkimit të demokratëve.

“Berisha të japë dorëheqjen brenda grupimit të vetë. Le të vazhdojë t’ja lërë partinë Ilir Metës. Nëse do të krijojë forcë të re politike ,është në të drejtën e vetë. I bëj thrirje Berishës të bëjë një hap pas, të largohet dhe të bashkojë demokratët. Të largohet nga politika, t’i hapë rrugë bashkimit të demokratëve. Berisha nuk është alternativë për shqiptarët, po e mban peng vendin” – theksoi Kapllanaj.

Duke komentuar mundësinë që Basha të rikthehet si kryetar i PD-së, Kapllanaj tha se nuk e mbështeste diçka të tillë. Sipas tij, Basha gjatë 9 viteve në krye të PD-së ka qenë thjesht një kukull në duart e Sali Berishës.

Situata brenda PD-së vijon të jetë e paqartë s ai takon drejtimit që do marrë partia në të ardhmen pas humbjes së thellë në zgjedhje dhe dorëheqjes së Alibeajt. Ditën e sotme një grup deputetësh organizuan mbledhje urgjente ku Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar. Menjëherë pas zgjedhjes së Bardhit, ka pasur edhe një reagim nga Sali Berisha, i cili tha se nuk e njeh Bardhin si kreun e grupit. Berisha u shpreh se nuk njeh asnjë strukturë paralele, duke vijuar me pretendimin se ai drejton PD-në.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 20/05/2023 21:08

    Mire e ke mo djal ate thot dhe maliqi po te kishte halla koq!!!do ti thoshim xhaxha!!ai stan ate bulmet ka!hiqeni vemjen berisha te ecni perpara!

    Përgjigju
  • ballshi: 20/05/2023 08:05

    Agroni i vetmi qe ka punuar ne Mallakaster! E do populli per punen qe ben, kurse dy rivalet e tij Vllllllllll! Jane per trahna se vetem pune nuk din e tebejne!

    Përgjigju
  • Mks: 19/05/2023 23:14

    Dole me shpate te madhe zotrote tja fusje Sales por ta futi Sala sado qe kishe Alibashen ne krahe. Si perfundim u katandiset si parti pas Arlind Qorrit.ja ky nivel jeni ju qe flisni ne emer te qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale