Humbi betejën me kancerin 
vdes mjeku i njohur i Ushtarakut

Humbi betejën me kancerin <br />vdes mjeku i njohur i Ushtarakut<br /><br>
Kirurgu i njohur Ortoped i Spitalit të Traumës në Tiranë ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri nga e cila vuante prej dy vitesh.

Dr. Arben Runa, 57-vjeç, baba i dy fëmijëve dhe mjeku i njohur i ortopedisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmi për ndarjen nga jeta të 57-vjeçarit e ka bërë Mero Baze, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta e mikut të tij. 

Postimi i Mero Bazes në Facebook

“Sot ne mengjes Dr. Beni nuk u zgjua me, duke humbur nje beteje dyvjecare me semundjen e tij ne mushkeri. Mua do me mungoj nje nga miqte me te cmuar ne jete, nje mjek i talentuar, nje poet dhe rrefimtar i rralle dhe nje njeri i mencur qe diti ta bej sic donte jeten e tij. Arben Runa u diplomua per kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg prane Spitalit ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve te arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar ne vitet 90. Ada dhe dy femijet e tij shpresoj te gjejne force ta perballojne ndarjen ne te. Varrimi behet neser ne oren 10 ne Tufine”.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri