Poetja dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale që pas ndarjes nga jeta të djalit të saj Kejdi Halilit.
 
22-vjeçari u nda nga jeta disa ditë më parë në një aksident me motor së bashku me shokun e tij këngëtarin Ergi Dini.
 
Gazetarja Halili, ka falenderuar të gjithë atë që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira në të cilat ajo po kalon.

Halili shkruan se përulet ndaj dashurisë, respektit dhe mbështjetjes të të gjithëve që kanë treguar ndaj saj në këto ditë vuajtje dhe trishtimi.
 
E fortë por me një dhimbje të madhe në zemër, Halili i lutet Zotit për çdo nënë që derdhi lot për djalin e saj, të ketë gëzim e paqe, e t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa.
 
Status i plotë i gazetares në Facebook:
 
''E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues... Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t'i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era''

Kejdi Halili 22 vjeç humbi jetën në një aksident me motor në mes të Bllokut së bashku me shokun e tij 21-vjeçar. 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com