Shpëtoi mbi 20 kolegë mes flakëve, Rama i dorëzon familjes titullin 'Dëshmor i Atdheut' për Arjan Salën: Detyra jonë ta respektojmë, ka bërë heroizëm të rrallë

Arjan Sala heroi 32 vjeçar që shpëtoi mbi 20 punonjës në zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë dhe mbeti vetë mes flakëve prej 3 ditësh derisa u gjet trupi i pajetë, është shpallur zyrtarisht 'Dëshmor i Atdheut'.

Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa titulli iu dorëzua familjes së të ndjerit nga kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite ku shprehu ngushëllimet për ndarjen e 32 vjeçarit nga jeta.

Kryeministri tha se Arjani ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë, ndërsa siguroi mbështetje për familjen e tij të vogël dhe fëmijën 2 vjeç. Teksa u ka dorëzuar vendimin që e shpalli Arjan Salën “Dëshmor të Atdheut”, babai dhe vëllai i të riut kanë shpërthyer në lot.

Report Tv zbardhi dje ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën me mallra plastike e veshje dhe sipas saj dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit. Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse iu deshën mbi 2 ditë për të shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë. 32-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Arjan Sali me vrap drejt vendit ku kishte rënë zjarri

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Rama në shtëpinë e Arjan Salës: Detyra jonë ta respektojmë dhe nderojmë, një shumë të vogël për familjen! Ka bërë një heroizëm të madh (VIDEO)

Në vizitën që zhvilloi sot pranë familjarëve të 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes zjarrit duke shpëtuar shumë punonjës të tjerë, Rama teksa i dorëzoi vendimin që e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut” tha se është detyrë e shtetit ta respektojë për shkak se ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë.

Kryeministri tha se Arjani ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë, teksa siguroi për mbështetje për familjen e tij të vogël dhe fëmijën.

"Ka bërë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta ska çmim s'kthehet, por sidoqoftë ne menduam se është detyra jonë ta shpallim dëshmor atdheu.

Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën. Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti se sa bëjnë ndonjë ndryshim

 Të rroni ta kujtoni gjithmonë. E di se është e tmerrshme se imagjinoj dot, por thashë duhet të jeni shumë krenarë sepse ka bërë një akt ka shpëtuar shumë njerëz. do ishin shumë familje duke qarë sot. Duhet të jeni shumë krenar. Disa gjëra janë të pashpjegueshme.

Thonë se të gjitha rregullohen përveç nënës që nuk mund të pajtohet me këtë. Për të tjerët jeta vazhdon. Trimi ka bërë zemra edhe edukata që i keni dhënë. Këto e kanë bër trim. Nuk i ka kthyer shpinën të tjerëve po ka shkuar deri në fund dhe fatkeqësisht. Kur merr të rinj i zgjedh gjithmonë thonë", tha Rama.

Nga shtëpia e "Dëshmorit të Atdheut" Rama ka folur dhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, duke thënë se ai ishte një njeri shumë i veçantë.

"Ai kaloi një operacion të vështirë para ca kohësh. Ishte i veçantë shumë. Shumë i veçantë , shumë njeri i dashur, ça të bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur. Varet çfarë gjurme le", tha Rama.

1617015186_mmmmmmmm.jpg 

Ora 12:29
Arjan Sala u shpall 'Dëshmor i Atdheut', Rama ju dorëzon titullin familjarëve të 32-vjeçarit (VIDEO)

Kyeministri Edi Rama i ka dorëzuar titullin 'Dëshmor i Atdheut' familjes së Arjan Salës, për 32-vjeçarin që ndërroi jetë pasi shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në magazinën e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë.

1617013910_1b8777beaaaa4da7925caa64203c2246.jpg

Ora 12:10
U shpall 'Dëshmor i Atdheut', Rama dhe Veliaj mbërrijnë në familjen e Arjan Salës (VIDEO)

Kyeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë mbërritur në shtëpinë e Arjan Salës, 32-vjeçarit të shpallur "Dëshmor Atdheu" për shkak se ndërroi jetë pasi shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në një qendër tregtare në Tiranë. Titulli pritet t'i dorëzohet familjes nga Kryeministri Rama i cili do të shkojë për vizitë ngushëllimi.

Ora 11:44
Salaj 'Dëshmor i Atdheut', xhaxhai për Report Tv: Mirënjohje për të gjithë! Ne donim të kishim trupin, gjithçka ia lëmë drejtësisë

Xhaxhai i Arjan Salajt, i cili tashmë është shpallur 'Dëshmor i Atdheut', për mikrofonin e Report Tv ka falënderuar Kryeministrin Rama, Presidentin Meta, kreun e PD Basha dhe kryebashkiakun Veliaj si dhe të gjitha mediat që i janë gjendur pranë familjes në këto momente të vështira.

Në një prononcim për gazetarin Rusta ai tha se familja është shumë e lehtësuar që u sigurua trupi i 32-vjeçarit që ai të ketë një vend ku të prehet

"I lëmë disa gjëra që t'i marrë drejtësia në dorë. Ne Arjanin e kemi gjetur ashtu siç deshëm që ai të paktën të ketë një vend ku të prehet i qetë.  Faleminderit ju mediave, i falënderojmë të gjithë. Se i kujt është faji le ta gjejë drejtësia", tha ai.

Ora 11:11
Arjan Sala shpallet 'Dëshmor i Atdheut', dokumenti firmoset nga ministri Peleshi

1616827106_sala.png

Tashmë është zyrtare. 32-vjeçari, heroi që shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në një magazinë në Tiranë, është shpallur 'Dëshmor i Atdheut'. Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Titulli pritet t'i dorëzohet nga Kryeministri Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në shtëpinë e Salës.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë