Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i cili humbi jetën gjatë një aksidenti të ndodhur në Rumani. Kolegë dhe familjarë nderuan kujtimin e tij duke zhvilluar homazhe për t'i lënë vendin parakalimit përmes qytetit të Elbasanit në shenjë nderimi për Devinën i cili prej 11 vitesh shërbente në Rumani si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.
Ai ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik të ndodhur vetëm katër ditë më parë. I njëjti aksident i mori jetën edhe bashkëshortes së tij rumune teksa ishin duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplasën me një kamion mallrash.
Makina drejtohej nga bashkëshortja e tij, ndërkohë që ata ktheheshin nga festa e ditëlindjes së saj
Nga përplasja kamioni u kthye përmbys, e ndërsa mjeti me targa diplomatike doli nga rruga. Kjo shkaktoi trafik të rënduar në zonë duke e lënë të bllokuar të dyja anët e rrugës për disa orë.
Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve të nderuar në Elbasan. Dervina punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh.
Kush ka pare mire nga Rumania ?
PërgjigjuO Gjergji: Rumania ka qene vendi i rilindasve te vertete shqipetare kur shqiperia ishte anadollake dhe rilindasit otomane ishin pushtetare ne sherbim te osmanve Rumania na ka dhene Hymnin kombetar ,muzike dhe tekst dhe ne mbushemi me genjeshtra qe Asdreni na e dha, jo Asdreni e perketheu fjale per fjale, Por kujt ja thua Sa per kete fat keqin qe vdiq mos u merzit se do ta bejne deshmor, si ushtaraket qe u vrane ne Estoni nga mungesa e profesionalizmit, keta jemi ne qe dime vetem te krijome heronj te rreme gjate historise tone
O Hasan POR..A, ke harruar ilacet, shko merri!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuE morëm vesh... Keni një javë që shkruani për këtë... Kur vdes një njeri fukara as e rruani fare... Ku është ndryshimi se zotëria ishte polic
Përgjigju