DURRËS- Mesditën e kësaj të hëne drejtuesi i një automjeti pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge ka dëmtuar veten dhe 2 këmbësorë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Nr. 8, ndërsa shoferi A.Gj 50 vjeç dhe 2 këmbësore M.B 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.B 68 vjeç, janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento