Lezhë - Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e ciklomotorit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor “Balldre-Rraboshtë.
I mituri është dërguar për mjekim të specializuar te Trauma.
“Rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor “Balldre-Rraboshtë”, në fshatin Balldre, një shtetas 16 vjeç, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar.
16-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi sot policia.







Komente
Komento