FIER- Një 58-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Kallm, pasi ka rënë nga motocikleta me të cilën po shpërndante pica. Policia njofton se S.M ka humbur jetën rrugës për spital. Nuk dihen ende detaje për identitetin e tij. 

Njoftimi i plotë:

Fier
Informacion paraprak

Sot në datën 20.10.2018 rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motorcikleta me të cilën shpërndante pica, shtetasi S.M, 58 vjeç.

Shteasi S.M ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.