Humbi ndeshjen në PlayStation kundër kushëririt, 31-vjeçari në Gjermani acarohet dhe hidhet nga ballkoni

Humbi ndeshjen në PlayStation kundër kushëririt, 31-vjeçari në Gjermani acarohet dhe hidhet nga ballkoni

Foto ilustruese

Ajo që filloi si argëtim përfundoi në një ngjarje të rëndë. Një 31-vjeçar në Gjermani, pasi humbi një lojë futbolli në PlayStation kundër kushëririt të tij, u hodh nga kati i parë i banesës.

Ngjarja ndodhi në Nordrhein-Westfalen teksa një i afërm i 31 vjeçarit erdhi për vizitë në shtëpinë e këtij të fundit.

Policia gjermane njofton se pasi ata pinë diçka, luajtën videolojëra. Pasi 31-vjeçari humbi ndeshjen, ai u tërbua aq shumë saqë u hodh nga ballkoni.

Fillimisht kushëriri u mundua ta qetësonte por 31-vjeçari e goditi me grusht. Fatmirësisht, i riu nuk pësoi dëmtime të rënda teksa ambulance mbërriti menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenicë: 06/01/2021 09:26

    Vlonjët ka qene

    Përgjigju
  • Berat: 05/01/2021 23:33

    Po nga shum shum lartesi e madhe qeka edhur gjyna do ket ber pantallonat pis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë