U gjet i mbytur mëngjesin e së shtunës në liqenin e Krujës. 26-vjecari Gëzim Luka kishte humbur për herë të dytë më datë 31 janar, të këtij viti. Kjo nuk ishte hera e parë për familjen Luka, pasi i riu kishte humbur papritur ndërsa konsumonte një kafe me të vëllanë dhe dy javë pasi u gjet në "Pa Gjurmë" Gëzim Luka me probleme të shëndetit mendore u largua përsëri nga banesa.
Sipas mjekësisë ligjore, trupi i të riut kishte mbi 30 ditë nën ujë. Lajmin e hidhur e konfirmoi i vëllai i të humburit Gazmir Luka, në një lidhje telefonike."Falenderoj dhe publikun për angazhimin dhe informacionet. Vëllai im u gjet i mbytur Krujës, në liqen. Kishte mbi 30 ditë i mbytur më liqen. U gjet nga banorët mëngjesin e së shtunës. Unë e identifikova"-tha vëllai i tij në studio.
Emisioni "Pa Gjurmë" ngushëllon familjen Luka me të cilën kishim kontakte të vazhdueshme pasi me zhdukjen e 26-vjeçarit edhe më parë kërkuam ndihmë tek publiku vazhdimisht, por me zhdukjen e dytë të tij nuk mundëm dot të arrinim në gjurmët e të riut, i cili kishte afro një muaj që kishte përfunduar në thellësinë e liqenit të Krujës.