Emisioni 'Pa Gjurmë' sjell historinë e 22 vjecarit Vasil Nexha që rezulton i humbur për afro 3 muaj, që prej 30 qershorit të këtij viti. Ai u largua nga banesa pas një konflikti me babain. Ditët kaluan dhe Vasili nuk po kthehej në shtëpi. Ndërkohë në emisionin Pa Gjurmë nëna e Vasilit, mes lotëve bëri apel për ndihmë. Pas publikimit të historisë së Vasilit, një lum telefonatash mbërritën në Pa Gjurmë duke zbuluar intenerarin e mundshëm të 22-vjeçarit, fillimisht në Shtyllas(Fier)-Skrapar-Ersekë-Korçë, dyshimet se punon si bari.
"Vasilin e kam takuar se kam qenë në punë. ka qenë me dele. Nuk e mbaj mend a shtator a gusht. Në Shtyllas të Fierit e kam parë. E kam takuar dhe më ka treguar letrat greke më ka thënë se babai e nëna janë ndarë. ishte në fshat me dele, por ata kanë shkuar në Skrapar tani. Më ka treguar letra. Nuk i kam numër telefoni të atij personi. Unë vetëm Vasilin kam takuar nuk e di për të tjerë." ka thënë nje telefonues.
Në emisionin 'Pa gjurmë' ka ardhur nëna e tij e cila ka thënë se djali kohët e fundit i është bashkuar sektit të Dëshmitarëve të Jahovait.
"Është bërë pjesë e Dëshmitarëve të Jahovait. Më kanë thënë se shoqërohej me ta. Ka qenë shumë djalë i mirë. Kam dashur që në fillim që të lidhem me ju por duke patur shpresën se ai është i madh dhe do të kthehet, por tashmë ka kaluar tre muaj e gjysëm. Kudo e sido të jetë, sa të kem frymë ai është ilac per syte. Për këtë fe merrte shumë informacion i lexonte shumë. Më dukej si lodhje psikologjike. Them se ato të bëjnë lavazhe truri. Ishte i dhën shumë mbas tyre. Kishte ndikuar" ka thënë nëna e 22-vjeçarit.
Por si shkoi konlikti baba-birw deri ne largimin e 22-vjeçarit nga banesa?
Nikoljan Nexha dhe Vjollca CauIi e kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në martesë. Nga kjo lidhje erdhën në jetë dy djem, ku Vasili ishte gëzimi i parë i çiftit Nexha.
Fati nuk donte që kjo martesë të zgjaste shumë, pasi në vitin 2014 çifti u divorcua. Të gjitha këto probleme ndikuan në anën psikologjike të fëmijëve të cilët duhet t’i shihnin prindërit e tyre të ndarë. Babai i tij, Nikoljani ka krijuar familjen e tij në Selanik të Greqisë, ku mori edhe Vasilin që të jetonte me të, për një jetë më të mirë.
Ndërsa djali tjetër jetonte me familjen e re të nënës,në Tiranë. 1 vit një më parë u nis edhe ai drejt Greqisë për të qenë pranë vëllait të tij. Ishte data 30 qershor, kur djali 22-vjecar, Vasili, pati një zënkë me babain e tij ,dhe u largua i zemëruar nga shtëpia. Me vete kishte marre një çantë me rroba, 30 euro dhe mjetet e idnentifikimit.
Ditët kaluan dhe Vasili nuk po kthehej në shtëpi. Babai, Nikoljani, i merakosur për fatin e djalit, lajmëron ish-bashkëshorten e tij, Vjollcën. Ajo menjëherë pas marrjes së këtij lajmi tronditës, I drejtohet uniformave blu, të cilët japin shenja jete për Vasilin, pasi sipas sistemit TIMS ,më datën 7 Korrik kishte kaluar kufirin dhe ishte futur në territorin shqiptar. Sot , 3 muaj më pas, Vasil Nexha kërkohet në studion e “Pa Gjurmë”, nga babai i tij Nikoljani.
Sistemi TIMS zbuloi gjurmët e 22-vjecarit Vasil Nexha, i cili është i humbur që prej 30 qershorit të këtij viti. Ai rezulton të ketë hyrë në Shqipëri më dt: 7 korrik, thuajse një javë më pas kur u largua nga banesa ku jetonte me të atin, në Selanik të Greqisë. Pas një grindje me babain, Vasili u largua i zemëruar nga shtëpia. Me vete kishte marrë një çantë me rroba, 30 euro dhe mjetet e idnentitetit.
3 muaj nga zhdukja e tij babai Nikoljan Nexha bën thirrje për ndihmë nga Selaniku i Greqisë. Çifti Nikoljan Nexha dhe Vjollca Cauli, u divorcuan në vitin 2014. Nikoljani ndërtoi një familje të re në Greqi, ku mori me vete edhe Vasilin, ndërsa djali tjetër, vëllai i 22-vjeçarit jeton me nënën në Shqipëri, e cila edhe ajo gjithashtu ka krijuar një tjetër familje.
Ish-bashkëshorti njofton pjesën tjetër të familjes në Shqipëri, ndërsa ish-bashkëshortja nis kërkimet, nga të cilat rezulton se më datë 7 korrik të këtij viti, Vasili ka hyrë në territorin shqiptar.
Dëshmia